Shqipëria Postuar më 25 Gusht 2026, 10:21

Mbi 248 mijë mjete të testuara në 7 muaj - Kontrolli teknik, autoveturat zënë 88% të totalit

Nga Ernilda Luzi

Mbi 248 mijë mjete të testuara në 7 muaj - Kontrolli teknik,

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se në total 248 mijë e 736 mjete janë në të gjithë vendin pranë Qendrave të Kontrollit Teknik.

Pjesën dërrmuese të kontrolleve e përbëjnë automjetet me 4+1 dhe 8+1 vende. Sipas shifrave të DPSHTRR-së, në shtatë muaj janë testuar 219 mijë e 318 mjete të kësaj kategorie, që përfaqësojnë 88.2% të totalit.

Pas automjeteve, numrin më të lartë të testimeve e kanë kamionët. Në periudhën janar- korrik janë kontrolluar 12 mijë e 697 kamionë, ose 5.1% e totalit të mjeteve të testuara.

Në Qendrat e Kontrollit Teknik janë paraqitur gjithashtu 11 mijë e 851 motomjete, të cilat përbëjnë 4.8% të testimeve. Ndërkohë, kontrollet kanë përfshirë edhe 3 mijë e 81 autobusë, ose 1.2% të totalit.

Në listën e mjeteve të kontrolluara përfshihen edhe rimorkiot dhe mjetet e ndërtimit apo të punimit të tokës. Për shtatë muaj janë testuar 971 rimorkio, që përbëjnë 0.4% të totalit, si dhe 818 mjete ndërtimi dhe punimi toke, ose 0.3%.

Shifrat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor pasqyrojnë volumin e kontrolleve teknike të kryera në vend gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026, me automjetet 4+1 dhe 8+1 vende që dominojnë ndjeshëm në numrin e përgjithshëm të testimeve.

Sipas DPSHTRR- së, qytetarët mund të rezervojnë online në e-albania datën dhe orarin që u përshtatet, duke kryer shërbimin në kohë, pa vonesa.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat