Shqipëria Postuar më 8 Shtator 2026, 12:06

Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW fotovoltaikë dhe 520 MW eolikë për objektivat e klimës

Nga Ola Mitre

Mbi 1.52 GW diell dhe erë deri në 2030 - Plani: Rreth 1005 MW

Vendit tonë do t’i duhen mbi 1.5 GW kapacitete diellore dhe eolike deri në fund të dekadës, për të përmbushur skenarin e parashikuar në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën. Dokumenti i sapomiratuar parashikon 1005 MW kapacitete të reja fotovoltaike dhe 520 MW nga era deri në vitin 2030, duke synuar një diversifikim të ndjeshëm të prodhimit të energjisë elektrike.

Pika e nisjes është shumë e ndryshme për dy teknologjitë. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, deri nw prill 2026 kishte 638 MW kapacitete fotovoltaike në prodhim. Ndwrkohë, sfida është edhe më e madhe për energjinë e erës. Ndryshe nga fotovoltaikët, aktualisht nuk ka asnjë central eolik në operim, ndërsa skenari i PKEK-ut kërkon 520 MW kapacitete të reja deri në vitin 2030. Kjo do të thotë se pjesa e eolikut në miksin energjetik duhet të ndërtohet praktikisht nga zero gjatë viteve të mbetura të dekadës.

Zgjerimi nuk kufizohet vetëm te dielli dhe era. Plani parashikon edhe zhvillimin e kapaciteteve të reja hidroenergjetike, ndërsa shtimi i burimeve të ndryshueshme kërkon paralelisht investime në rrjet, fleksibilitet dhe ruajtjen e energjisë. Vendi ynë vazhdon të ketë një sistem prodhimi të dominuar nga hidrocentralet, çka e bën furnizimin të ndjeshëm ndaj kushteve hidrologjike.

Sipas PKEK-ut, zhvillimi i kapaciteteve të reja diellore dhe eolike është një nga instrumentet kryesore për diversifikimin e prodhimit dhe arritjen e objektivit që 54% e konsumit final të energjisë të mbulohet nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat