Mbi 13 mijë certifikata fitosanitare për eksportin e produkteve bimore - Ministrja Denaj: Rritje e standardeve dhe e eksporteve bujqësore
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, se gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë lëshuar 13.611 certifikata fitosanitare për eksportin e bimëve, produkteve bimore dhe produkteve të tjera bujqësore. Certifikata fitosanitare, është garanci për cilësinë dhe sigurinë e eksporteve të bimëve dhe produkteve me origjinë bimore drejt BE-së dhe vendeve të tjera të botës.
Sipas ministres Denaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër është 19% më e lartë dhe është një pasqyrë e qartë e përmbushjes të standardeve të sigurisë fitosanitare nga fermerët dhe operatorët e zinxhirit agro-ushqimor, në përputhje me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, pajisja me certifikatë fitosanitare ofrohet online, proces ky që lehtëson biznesin eksportues, redukton kohën e pritjes dhe ndikon në ruajtjen e standardeve të prodhimeve bujqësore në eksporte.
Bimët dhe produktet me origjinë bimore që eksportohen drejt BE-së e vendeve të tjera të botës, duhet të shoqërohen nga “certifikata fitosanitare”, për të vërtetuar që janë të pastër nga ana shëndetësore.
Plotësimi i certifikatës fitosanitare me dorë si dhe realizimi i monitorimit kërkon mesatarisht 1-1.5 orë punë. Ndërkohë, procesi online për të gjithë operatorët ekonomikë që do të kryejnë eksporte, nuk zgjat më shumë se 10 minuta.

Gjermani, klima e biznesit përmirësohet papritur - Në nivelin më të lartë në 15 muaj. Por, perspektiva ekonomike mbetet e dobët
Klima e biznesit në Gjermani u përmirësua në muajin gusht, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se një vit. Megjithatë, perspektiva ekonomike mbetet......

BE synon marrëveshje me partnerët e Mesdheut - Pakti parashikon heqjen e barrierave tregtare, përshtatjen me tregun evropian
Bashkimi Evropian kërkon të arrijë një marrëveshje strategjike me disa shtete në rajonin e Mesdheut. Pakti synon të heqë barrierat tregtare dhe të......

Janar-qershor 2025, emigrantët e Kosovës dërguan 651 mln euro - Mbi 21 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Diaspora e Kosovës në periudhën janar-qershor të këtij viti ka dërguar në vendlindje mbi 651 milionë euro. Kjo vlerë është mbi 21 milionë euro më shumë,......

Në korrik 1.3 milionë pasagjerë udhëtuan nga ajri - Destinacionet kryesore ishin qytetet italiane si Milano dhe Roma
Gjatë një dite të zakonshme të muajit të dytë të verës, nëpër aeroportin e Tiranës kalonin gati 43 mijë pasagjerë, që mbërrinin ose niseshin drejt një......

“Kroacia, model për integrimin e Ballkanit në BE” - Ministri gjerman thekson rolin kyç të Zagrebit në negociatat e anëtarësimit
Procesi i anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ka hasur pengesa përgjatë viteve. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon të nxisë......

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale - Vendimi përshkallëzon betejën mes pushtetit ekzekutiv dhe Fed
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, duke e akuzuar për parregullsi në deklarimin e kredive......

Qendra Pajtoni – E vetmja qendër në Shqipëri e dedikuar plotësisht shtëpisë dhe ambienteve të zyrave
Në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 1, ngrihet Qendra Pajtoni, një destinacion unik në Shqipëri që lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të veçantë, të......

New York Times artikull për Shqipërinë, Rama: E cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Media amerikane "New York Times" i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku vë në dukje bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe mikpritjen e......