“Kroacia, model për integrimin e Ballkanit në BE” - Ministri gjerman thekson rolin kyç të Zagrebit në negociatat e anëtarësimit
Procesi i anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ka hasur pengesa përgjatë viteve. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon të nxisë procesin, duke theksuar rolin kyç të Kroacisë në avancimin e bisedimeve.
Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon ta nxisë procesin e zgjerimit të bllokut me këto vende. Ai beson se Kroacia luan një rol kyç në këtë drejtim. "Tani duhet t'i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor", tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. "Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese", shtoi ai.
Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më pranë anëtarësimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. Blloku ka zhvilluar negociata me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar bisedimet. Ndërsa Kosova është një kandidat potencial për pranim.
Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul. "Fqinjët tanë nuk duhet t'ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit," paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit, BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një bllok i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.
Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. "Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor dhe Unionit". Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dhe është gjithashtu anëtare e NATO-s.
Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit. "Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE-së," theksoi ai.

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale - Vendimi përshkallëzon betejën mes pushtetit ekzekutiv dhe Fed
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, duke e akuzuar për parregullsi në deklarimin e kredive......

Qendra Pajtoni – E vetmja qendër në Shqipëri e dedikuar plotësisht shtëpisë dhe ambienteve të zyrave
Në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 1, ngrihet Qendra Pajtoni, një destinacion unik në Shqipëri që lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të veçantë, të......

New York Times artikull për Shqipërinë, Rama: E cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Media amerikane "New York Times" i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku vë në dukje bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe mikpritjen e......

Tërheqjet me kartë, instalohen 150 bankomate të rinj - BSH: Rreth 95% e ATM-ve në vend ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave
Bankat tregtare po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të bankomateve vend. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 1214 bankomate për urdhër......

ARRSH hap dy tendera për supervizimin e punimeve në Tiranë dhe Sarandë - Nisin përgatitjen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar së fundmi dy tendera të rinj në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që lidhen me supervizimin e punimeve në dy projekte......

Euro e mbyll gushtin në nivelin më të ulët historik - Këmbehet mesatarisht me 97.23 lekë, rënia më e përmbajtur në 2025
Euro pritet ta mbyllë muajin gusht pranë nivelit më të ulët historik, në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane......

Rritet numri i filipinasve dhe indianëve,që vijnë për punësim/ Më shumë të huaj qëndruan në Shqipëri gjatë 2024-ës
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka mirëpritur një numër gjithnjë në rritje të të huajve që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë këtu. Në fund të vitit, rezultoi......

Britanikët ‘pushtojnë’ brigjet e Shqipërisë - The Sun: Në 3 muajt e verës rezervimet janë trefishuar
Jo vetëm turistët tradicionalë nga vendet si Italia dhe Polonia, por Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë edhe nga vende të tjera, sipas agjencive......