Janar-qershor 2025, emigrantët e Kosovës dërguan 651 mln euro - Mbi 21 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Diaspora e Kosovës në periudhën janar-qershor të këtij viti ka dërguar në vendlindje mbi 651 milionë euro. Kjo vlerë është mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shifra është publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës.
Në bazë të krahasimeve rezulton që rritja e remitancave vitet e fundit ka qenë e vazhdueshme. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, në Kosovë emigrantët dërguan afro 633 milionë euro. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit 2022, diaspora dërgoi mbi 555 milionë euro.
Sipas ekspertëve të ekonomisë rritja e remitancave është mbështetje e madhe në kushtet e përkeqësimit të gjendjes ekonomike të familjeve në Kosovë. Ata thonë se remitancat e diasporës janë jetike për stabilitetin ekonomik dhe social në Kosovë, por problem është se paratë që vijnë shpenzohen kryesisht për konsum, për blerje mallrash dhe shërbimesh, e jo për investime produktive.
Remitancat vazhdojnë të jenë një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së Kosovës, duke mbajtur në këmbë kërkesën agregate dhe duke siguruar mirëqenien e shumë familjeve.
Ekspertët parashikojnë edhe rreziqe nga kjo rritje e remitancave. Ata shtrojnë pyetjen, se cfarë mund të ndodhë nëse remitancat bien? Kjo do të nënkuptonte për rënie të nivelit zhvillimit të Kosovës për arsye se ato përbëjnë një pjesë të rëndësishme të rritjes ekonomike. Duhet të mendojmë, thonë ekspertët dhe për faktin se nëse këto remitenca bien, cilat do të jenë pasojat e ekonomisë së Kosovës.

Në korrik 1.3 milionë pasagjerë udhëtuan nga ajri - Destinacionet kryesore ishin qytetet italiane si Milano dhe Roma
Gjatë një dite të zakonshme të muajit të dytë të verës, nëpër aeroportin e Tiranës kalonin gati 43 mijë pasagjerë, që mbërrinin ose niseshin drejt një......

“Kroacia, model për integrimin e Ballkanit në BE” - Ministri gjerman thekson rolin kyç të Zagrebit në negociatat e anëtarësimit
Procesi i anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ka hasur pengesa përgjatë viteve. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kërkon të nxisë......

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale - Vendimi përshkallëzon betejën mes pushtetit ekzekutiv dhe Fed
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të shkarkojë guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, duke e akuzuar për parregullsi në deklarimin e kredive......

Qendra Pajtoni – E vetmja qendër në Shqipëri e dedikuar plotësisht shtëpisë dhe ambienteve të zyrave
Në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 1, ngrihet Qendra Pajtoni, një destinacion unik në Shqipëri që lindi nga dëshira për të krijuar një hapësirë të veçantë, të......

New York Times artikull për Shqipërinë, Rama: E cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje
Media amerikane "New York Times" i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, ku vë në dukje bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, por edhe mikpritjen e......

Tërheqjet me kartë, instalohen 150 bankomate të rinj - BSH: Rreth 95% e ATM-ve në vend ofrojnë vetëm shërbimin e tërheqjes së parave
Bankat tregtare po zgjerojnë gjithnjë e më tepër rrjetin e tyre të bankomateve vend. Aktualisht, në Shqipëri numërohen gjithsej 1214 bankomate për urdhër......

ARRSH hap dy tendera për supervizimin e punimeve në Tiranë dhe Sarandë - Nisin përgatitjen për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza III
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar së fundmi dy tendera të rinj në Agjencinë e Prokurimeve Publike, që lidhen me supervizimin e punimeve në dy projekte......

Euro e mbyll gushtin në nivelin më të ulët historik - Këmbehet mesatarisht me 97.23 lekë, rënia më e përmbajtur në 2025
Euro pritet ta mbyllë muajin gusht pranë nivelit më të ulët historik, në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane......