Shqipëria Postuar më 28 Prill 2026, 19:15

Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC platformë online me të dhëna të plota

Nga SCAN TV

Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC

Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një vend të gjithë panoramën e ndihmës së huaj në Shqipëri, transparente, e strukturuar dhe e aksesueshme lehtësisht.

Në platformë gjendet informacion i plotë për:

-Programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian

-Donatorët, partnerët dhe institucionet zbatuese

-Projektet aktive dhe rezultatet konkrete në terren

-Sektorët prioritarë dhe shpërndarja e fondeve

-Të dhëna publike për institucionet, partnerët dhe publikun

Kjo është një hapësirë e përbashkët për të kuptuar më mirë prioritetet zhvillimore të vendit dhe për ta forcuar koordinimin mes institucioneve shqiptare, BE-së, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile. Kjo faqe është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmesprojektit “Mbështetje për Menaxhimin e Asistencës Financiaretë BE-së në Shqipëri”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat