Shqipëria Postuar më 28 Prill 2026, 14:23

Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi dhe individët, ecuri pozitive të aktivitetit

Nga Fabjona Pasho

Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi

Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi i ekonomisë ka qenë I qendrueshëm, si për segmentin e bizneseve, ashtu edhe për individët. Sipas drejtorit të Departamentit të Sistemit Financiar në Bankën e Shqipërisë, Klodion Shehu, në përgjithësi, kërkesa për kredi si nga individët, ashtu edhe nga bizneset pritet të jetë e qendrueshme, ndërsa tregjet financiare kanë ecur sipas pritshmërive.

Ne shikojmë edhe sektorë të veçantë, siç janë sektori i individëve dhe sektori I bizneseve. Bizneset në përgjithësi kanë pasur një ecuri pozitive të aktivitetit. Sipas vrojtimit të BSH rezulton se ato kanë operuar me fitim dhe kjo tregon se gjendja e tyre për të përballuar borxhin e mundshëm është pozitive.  Individët vazhdojnë të kenë një tepricë kreditore të pozicionit të tyre financiar. Ata financojnë veprimtarinë e sektorit banker nëpërmjet depozitave, por edhe bizneset.  Në përgjithësi, kërkesa për kredi si nga individët, ashtu edhe nga bizneset pritet të jetë e qendrueshme. Tregjet financiare kanë ecur sipas pritshmërive.

Sipas Shehut, në tregun e pasurive të paluajtshme ka patur një rritje të çmimit, por ritmi i rritjes ka rënë krahasuar me një vit më parë. Në tërësi, gjendja e sektorit bankar është zhvilluar pozitivisht.

Aktiviteti I sektorit banker është zgjeruar në 9.4% në terma vjetorë. Përgjithësisht e mbështetur nga rritja e kapitalit dhe depozitave, e cila është drejtuar në drejtim të kreditimit dhe të investimeve në tituj. Kredia është rritur në terma vjetorë me 13.5%, me kontribut pozitiv si nga kredia në lekë, ashtu edhe kredia në valutë. Po kështu, edhe depozitat janë rritur me kontributin pozitiv nga depozitat në lekë dhe valutë. Rritja e depozitave në terma vjetorë ka qenë në 9.1%.

Analiza jonë tregon që këto kanë ardhur në përmirësim, kanë ardhur të kontrolluara. Konkretisht, raporti I kredive me probleme zbriti në nivelin 3.8% në fund të vitit dhe ky është niveli  më I ulët në 15 vjetët e fundit. Treguesit e likuiditetit mbeten në nivele optimale. Edhe treguesit e rreziqeve të tregut që lidhen kryesisht me ekspozimin e sektorit bankar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ose normës së interesit, mbeten në nivele të kontrolluara dhe larg nivelit maksimal të vendosur nga kuadri rregullator.

Në përgjithësi, edhe bankat shprehen për rreziqe të ndryshme të veprimtarisë së tyre dhe në vrojtimin e fundit e kanë vënë theksin tek zhvillimet ndërkombëtare.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat