Marrëveshja për energjinë me SHBA, Balluku: E lumtur për çfarë Shqipëria arriti sot

Pas firmosjes së marrëveshjes Shqipëri-SHBA për gazin e lëngshëm, ka patur një reagim të ish zv.kryeministres dhe ministres së energjisë Belinda Balluku. Zonja Balluku me një postim në rrjetet e saj sociale është shprehur se sot është firmosur një projekt historik, për të cilin ajo është e lumtur.
Në postimin e saj zonja Balluku shkruan:
“Jam e lumtur dhe krenare për çfarë Shqipëria arriti sot, jam krenare për klimën e jashtëzakonshme që Kryeministri @ediramaal ka krijuar, duke e bërë vendin një pikë referimi në rajon për partnerët strategjikë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin një sinjal të qartë besimi ndaj Shqipërisë përmes rritjes së investimeve në sektorin energjetik dhe përfshirjes në projekte strategjike që ndikojnë jo vetëm vendin tonë, por gjithë rajonin. Ky besim reflekton stabilitetin institucional, reformat e thella dhe potencialin real të rritjes ekonomike që Shqipëria po demonstron.
Në këtë frymë, projekte ambicioze si Parku Eolik i Tropojës me kapacitet mbi 600 MË, i lançuar pak muaj më parë, dëshmojnë qartë vizionin për ta kthyer Shqipërinë në një hub energjetik rajonal të bazuar në burime të qëndrueshme. Ndërkohë sot, firmosja e dy marrëveshjeve të rëndësishme në fushën e energjisë forcon më tej këtë drejtim dhe konsolidon rolin e vendit si një nyje strategjike në Ballkan. 6 miliardë dollarë investime e pozicionojnë Shqipërinë si një pikë kyçe për hyrjen dhe përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan (LNG) në rajon, duke rritur ndjeshëm rëndësinë gjeopolitike të vendit dhe duke kontribuar në diversifikimin e burimeve energjetike për Europën.
Sot është rasti për të falenderuar Ambasadoren @kimberlyguilfoyle për angazhimin e saj në realizimin e këtij bashkëpunimi historik, një dëshmi konkrete e forcës së partneritetit strategjik dhe e vizionit të përbashkët për zhvillim dhe siguri energjetike në rajon.
Angazhimi amerikan nuk është vetëm financiar, por sjell standarde të reja, teknologji të avancuara dhe rritje të transparencës, duke forcuar klimën e biznesit dhe duke tërhequr investime të tjera ndërkombëtare. Kjo dinamikë pozitive dëshmon se Shqipëria po shndërrohet në një partner të besueshëm strategjik dhe një faktor stabiliteti në rajon.
Në një kohë kur siguria energjetike është prioritet global, ky partneritet i ngushtë me SHBA-të e vendos Shqipërinë në një pozicion të favorshëm për të luajtur një rol kyç në të ardhmen energjetike të Ballkanit dhe më gjerë”.
Mbështetja e huaj financiare për Shqipërinë, SASPAC platformë online me të dhëna të plota
Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila që prej ditës së sotme do të jetë e aksesueshme për të gjithë. Një platformë që ka grumbulluar në një......
Çelet panairi më i madh i bujqësisë në vend, për 3 ditë, Lushnja qendër takimi për fermerët
Është çelur Panairi “Ditët e Bujqësisë” për vitin 2026, panairi i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri dedikuar këtij sektori, organizuar për të pestin vit radhazi......
Vlora, me hub energjetik/ Bashkëpunim me SHBA-në, nënshkruhet marrëveshja për gazin e lëngshëm natyror
U nënshkrua në Kryeministri, Memorandumi për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror, si......
Salla në panairin “Ditët e Bujqësisë 2026”: Lushnja pret fermerë dhe kompani nga rajoni e Europa
Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë. Për tre ditë me radhë, nga 28......
Kreditimi i ekonomisë, në nivele të qendrueshme - BSH: Biznesi dhe individët, ecuri pozitive të aktivitetit
Banka e Shqipërisë vëren se kreditimi i ekonomisë ka qenë I qendrueshëm, si për segmentin e bizneseve, ashtu edhe për individët. Sipas drejtorit të......
Çfarë po ndodh me çmimet e pronave në Durrës? Tregu mbetet i qëndrueshëm me luhatje të lehta dhe potencial rritjeje
Durrësi është një ndër qytetet kryesore bregdetar të Shqipërisë dhe tregu i tij i pronave ndodhet në një udhëkryq mes kërkesës për strehim nga vendasit,......
Hapet autostrada e zgjeruar Tiranë-Durrës/ Karakaçi: Së shpejti shpallim fituesin për aksin Milot-Balldren
Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës, në 6 km e parë është hapur plotësisht për kalimin e automjeteve. Tashmë, segmenti nga Tirana deri te......
Bankat e eurozonës shtrëngojnë kredidhënien - Sondazh i BQE: Kushtet e financimit po përkeqësohen nga konflikti në Iran
Bankat e eurozonës shtrënguan aksesin në kredi në tre muajt e parë të vitit dhe presin të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe këtë tremujor, ndërsa lufta në Iran......


