Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 16:34

Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të ndjeshëm të shërbimeve për qytetarët

Nga Edel Strazimiri

Lushnje, modernizohet DPSHTRR – Godinë e re me zgjerim të

Në vijim të aktiviteteve të ditës në Lushnje, Kryeministri Edi Rama inspektoi godinën e re të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), një investim i realizuar nga buxheti i shtetit, i cili ofron kushte dinjitoze pune dhe shërbimi për punonjësit dhe për rreth 34 mijë qytetarë nga Lushnja dhe Divjaka.

Objekti i ri përfaqëson një standard të ri të modernizimit të infrastrukturës së shërbimeve publike, duke garantuar jo vetëm përmirësim të kushteve fizike të punës dhe shërbimit, por edhe rritje të ndjeshme të eficiencës dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Kreshnik Bajraktari, u shpreh se kjo qendër e re shërben jo vetëm për Lushnjen, por edhe për Divjakën, duke mbuluar një fluks të konsiderueshëm prej rreth 34 mijë pronarësh mjetesh. Ai theksoi se organizimi i ri i hapësirave ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e fluksit të qytetarëve dhe të mjeteve, duke shmangur pritjet dhe mbivendosjet, si për automjetet e vogla ashtu edhe për mjetet e tonazhit të rëndë.

Gjatë inspektimit u theksua se ndërtimi i kësaj godine është realizuar me kosto zero për DPSHTRR, përmes një procesi shkëmbimi prone dhe ndërtimi nga e para të gjithë infrastrukturës, duke sjellë një zgjidhje më funksionale dhe një pozicionim më të favorshëm të institucionit në territor.

“Kjo është qendra e re e kontrollit teknik, Drejtoria Rajonale Lushnje, e ndërtuar së fundmi ku në DPSHTRR -ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Ekonomisë ka kryer për herë të parë procesin e shkëmbimit të pronës, ku nëpërmjet kësaj u realizua i gjithë procesi i pa kosto për DPSHTRR. Kjo drejtori rajonale nuk i shërben vetëm Lushnjës, por gjithashtu edhe Divjakës. Bëhet fjalë për rreth 34mijë pronarë mjetesh. Anët pozitive që ka vendndodhja gjithashtu dhe menaxhimi i fluksit të brendshëm brenda territorit, pra nuk kemi pritje rradhë apo mbivendosje fluksesh, pra jo vetëm për veturat e vogla por gjithashtu dhe për kamionet apo trajlerat e mëdhenj. Gjithashtu atje është parkimi me qëllim për mos të penguar fluksin.”- shpjegoi Bajraktari.

Një risi e rëndësishme e kësaj godine është zgjerimi i ndjeshëm i gamës së shërbimeve, ku nga 8 shërbime të mëparshme, aktualisht ofrohen 54 shërbime të ndryshme, duke përfshirë kontrollin teknik, regjistrimin e mjeteve dhe prodhimin e targave.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e kryer dhe modernizimin e realizuar në këtë qendër, duke e cilësuar atë një model të suksesshëm të transformimit të shërbimeve publike në vend.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat