Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 14:27

“Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën mbi tokën dhe punën e palodhur’’ - Balluku: Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore

Nga SCAN TV

“Fermerët në Myzeqe kanë ndërtuar jetën mbi

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste të qarkut Fier dhe deputete Belinda Balluku, tha gjatë takimit me fermerët në Krutje të Lushnjes se falë punës së feremerëve, por edhe mbështetjes me subvecioneve të qeveris, janë rritur investimet.

Në takim, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Balluku tha se Myzeqeja mbetet një nga zonat më të rëndësishme bujqësore në Shqipëri, ku banorët kanë ndërtuar jetën e tyre mbi tokën dhe punën e palodhur, ndërsa kanë përfituar nga mbështetja e vazhdueshme e qeverisë në 12 vitet e fundit.

“Kemi zgjedhur këtë fermë pasi është një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm. Dy fermerë, me eksperienca të ndryshme në jetë, si Erion Bufasi dhe Afrim Çela, kanë vendosur të bashkojnë forcat dhe të zhvillojnë më tej aktivitetin e tyre bujqësor. Erioni e ka nisur me vetëm 2 dynym tokë dhe sot ka arritur në 30 dynym  ose rreth 3 hektarë. Së bashku me Afrimin, ata menaxhojnë një sipërfaqe prej 5 hektarësh, duke ndërtuar një sipërmarrje të qëndrueshme” – tha Balluku.

Balluku deklaroi se fermerët kanë përfituar nga skemat e mbështetjes dhe subvencionet ndër vite.

“Ata kanë qenë pjesë e skemave të mbështetjes dhe kanë ndërtuar aktivitetin e tyre mbi këto programe. Vetëm këtë vit kanë aplikuar për mbrojtjen biologjike, një nga skemat më të rëndësishme, e cila mbështetet me 70% të fondeve nga qeveria”- shtoi Balluku.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat