Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 14:01

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, gazoili në 209 lekë/litër

Nga Edel Strazimiri

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, gazoili në 209

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 11 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 209 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 197 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën çmimi maksimal në pakicë është caktuar 175 lekë për litër dhe 163 lekë për litër në shumicë.

Këto çmime hynë në fuqi ditën e sotme, më 11 prill, në orën 16:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja në treg.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të nënprodukteve të naftës të zbatojnë me rigorozitet këtë vendim, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të shoqërohet me masa të rrepta, deri në pezullim aktiviteti.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Në një sqarim shtesë, bëhet e ditur se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, çka nënkupton se niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, në masën 100%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat