Shqipëria Postuar më 11 Prill 2026, 12:41

Sektori i turizmit, me informalitet të lartë - ALTAX: 70-80% e njësive akomoduese afatshkurtra, jashtë sistemit tatimor

Nga SCAN TV

Sektori i turizmit, me informalitet të lartë - ALTAX: 70-80% e

Turizmi shqiptar po përballet me një asimetri fiskale, që do të thotë se rritja e vrullshme e viteve të fundit e numrit të turistëve, nuk po shoqërohet me rritjen e të ardhurave në buxhet. Në një analizë të fundit të ALTAX, problemi qëndron te tregu i akomodimeve afatshkurtra, ku përfshihen kryesisht ofertat në platformat si Airbnb dhe Booking.

Në një intervistë për TV Scan, drejtuesi i ALTAX, Eduard Gjokutaj, shprehet se 70-80% e njësive akomoduese afatshkurtër janë jashtë sistemit tatimor.

Gjatë vitit 2025, në Shqipëri hynë rreth 12.4 milionë shtetas me pasaportë të huaj, ndërsa sektori i turizmit kontribuoi me 26.4% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, duke u bërë sektori kryesor i ekonomisë sonë.

Gjatë vitit të kaluar, tuistët e huaj shpenzuan rreth 5.5 miliardë euro në vendin tonë, ndërsa të ardhurat fiskale qendrore vlerësohen mes 970 milionë deri në 1.23 miliardë euro. Por, ALTAX vlerëson një humbje fiskale nga 40 deri në 60 milionë euro në vit nga informaliteti, kryesisht në tregun e qirave afatshkurtra.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat