Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2025, 14:06

Lufta Izrael-Iran, efekte të kufizuara në tregje - “Nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit, nafta mund të rritet në 100 USD për fuçi”

Nga Lidion Kulla

Lufta Izrael-Iran, efekte të kufizuara në tregje - “Nëse

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është futur në ditën e katërt, ndërsa në fokus të sulmeve ka qenë edhe infrastruktura apo rezervat e naftës dhe gazit të dy vendeve.

Megjithatë, rritja me 7% e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare të premten, është ndalur në sesionin e së hënës, pavarësisht frikës se lufta do të shtrihet edhe në infrastrukturën energjetike dhe mund të ndërpresë furnizimet në rajon.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, shprehet se mund të ketë një rritje domethënëse të çmimeve të naftës, vetëm nëse Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalojnë rreth 19 milionë fuçi naftë në ditë, ose 1/5 e konsumit ditor global. Një rritje e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare do të reflektohej edhe në tregun shqiptar të shitjes me pakicë të hidrokarbureve. 

Ndërkohë, parë në këndvështrimin gjeopolitik, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, shprehet se konflikti mund të jetë i izoluar vetëm mes Izraelit dhe Iranit, për faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të jenë neutralë deri më tani. Sipas Bytyçit, Ballkani Perëndimor nuk rrezikohet nga konflikti në Lindjen e Mesme. 

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 7% të premten, menjëherë pasi Izraeli nisi sulmet kundër programit bërthamor dhe balistik të Iranit, si dhe ndaj udhëheqjes të lartë ushtarake.

Kjo ishte rritja më e madhe ditore e çmimeve të naftës që nga marsi i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës. Sipas bankës Goldman Sachs, nëse Irani vendos të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, çmimet e naftës mund të rriten deri në 100 dollarë për fuçi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat