Shqipëria Postuar më 16 Qershor 2025, 14:04

Aviacioni Civil/ Balluku: Kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar!

Nga Edel Strazimiri

Aviacioni Civil/ Balluku: Kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar!

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndau sot në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me rritjen e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë, i cili është kthyer tashmë në portën kryesore hyrëse të turistëve dhe vizitorëve të huaj në vendin tonë.

Ajo solli shembullin e kompanisë Ryanair që tashmë është shtrirë me 25 destinacione me nisje nga Rinasi.

“Ryanair tashmë me 25 destinacione dhe 135 fluturime në javë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, promovon Shqipërinë si një thesar i fshehur i Europës”, tha Balluku.

Balluku theksoi se, Aviacioni civil është kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar.

Rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve pasqyron suksesin e nismave strategjike të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës që synojnë rritjen e fluturimeve lidhëse dhe aksesit.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, Tirana International Airport mbetet i palëkundur në angazhimin e tij për të ofruar shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat