Ligj për “Made in Albania”? - Musabelliu: Drafti gati, mekanizma për nxitjen e eksporteve

Produktet dhe shërbimet shqiptare pritet të kenë një kuadër të posaçëm ligjor. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po punon për hartimin e ligjit “Made in Albania”, i cili synon të mbështesë dhe mbrojë prodhimin vendas, por edhe të krijojë mekanizma për nxitjen e eksporteve.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, tha për Scan Tv se drafti është në fazat e fundit dhe pritet të prezantohet për konsultim publik brenda këtij viti.
“Një angazhim kemi pasur edhe për një ligj të posaçëm për produktet dhe shërbimet “Made in Albania”, dhe ne do dalim shumë shpejt me një draft të parë për këtë ligj brenda këtij viti për ta prezantuar me publikun. Kemi realizuar një sërë dëgjesash me grupe të ndryshme të interesit, që janë nga prodhuesit e mallrave industriale, te prodhuesit e shërbimeve dhe deri te artizanët e me radhë, për të parë nevojat e tyre dhe se si neve mund të ndërtojmë një legjislacion që t'i mbështesë prodhimet vendase. Në fakt, jemi thuajse gati, le të themi, jemi në fazat e fundit për ta prezantuar me publikun këtë draft, por do të jetë një ligj i posaçëm i cili do të synojë mbështetjen e prodhimit vendas, mbrojtjen e prodhimit vendas, por njëkohësisht me të edhe mekanizma të nxitjes së eksportit të prodhimit vendas, qofshin kjo mallra apo qofshin shërbime.”
Paralelisht me hartimin e kuadrit të ri ligjor, po përgatitet edhe programi kombëtar për përgatitjen e bizneseve shqiptare për tregun europian.
Programi do të nisë zbatimin në janar të vitit të ardhshëm dhe do të fokusohet në informimin e sipërmarrjeve, rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e konkurrueshmërisë.
“Ne jemi duke bashkëpunuar me një sërë donatorësh që janë prezentë sot në Shqipëri për finalizimin e këtij programi. Ky program do të nisë implementimin e tij që nga janari i vitit të ardhshëm dhe do të ketë tre shtylla kryesore shtylla e pare, informimi dhe ndërgjegjësimi i të gjithë biznesit shqiptar për sa i përket operimit në tregun e Bashkimit Evropian. shtylla e dytë, rritja e kapaciteteve. Komponenti i tretë, rritja e konkurrueshmërisë së sipërmarrjes, që do të thotë skema dhe mbështetje për certifikimin e standardizimin e prodhimeve apo shërbimeve shqiptare.”
Dy nisma që synojnë të rrisin aftësinë konkurruese të sipërmarrjes shqiptare, në një kohë kur integrimi europian kërkon përshtatjen e produkteve dhe shërbimeve me standardet e tregut të Bashkimit Europian.
Pasuritë sjellin më shumë - Qiratë e pronave të sekuestruara i afrohen 2 milionë eurove në 8 muaj
Shteti ka rritur ndjeshëm të ardhurat nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Të dhënat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të......
Durrësi zgjeron kanalizimet - Karakaçi: 85 milionë euro grant europian për impiantin dhe rrjetet e ujërave të ndotura
Kanë nisur në Durrës punimet për një nga projektet më të rëndësishme në sistemin e trajtimit të ujërave të ndotura. Investimi synon modernizimin dhe......
LNG, në “grackën” e Hormuzit - Katari dhe Emiratet kërkojnë rrugë alternative. Eksportet bien, kostot e transportit rriten
Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet pika më e dobët për furnizimet globale me gaz të lëngshëm natyror. Gjashtë muaj pas bllokadës së rrugës detare, Katari......
Asnjë hektar s’u tund?! INSTAT raporton të njëjtën sipërfaqe pyjore si në 2024
Shqipëria kishte rreth 1.15 milionë hektarë pyje në vitin 2025, një sipërfaqe që nuk ka ndryshuar krahasuar me një vit më parë. Të dhënat më të fundit të......
Ndryshon harta e udhëtimeve/ Cilat destinacione shënuan rritjen më të madhe?
Vera është një nga periudhat më të ngarkuara të vitit për aeroportet, me udhëtime të shumta për pushime, takime me të afërmit dhe arsye të tjera. Por, përtej......
Zjarret, verë më e qetë se 2025 - Më pak sipërfaqe e djegur, dëme minimale në banesa. 132 vatra të mëdha në total
Pavarësisht se zjarret kanë qenë të pashmangshme, kjo verë ka pasur më pak hektarë sipërfaqe të djegur se vitin e kaluar. Koordinimi më i ngushtë ndërmjet......
OSSH synon humbje në 16.5% - Matësa inteligjentë, automatizim dhe monitorim në kohë reale për kontrollin e rrjetit
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes synon të ulë më tej humbjet e energjisë elektrike në rrjet gjatë vitit 2026, duke orientuar një pjesë të investimeve......
IA futet në prokurimet publike - Ibrahimaj: Teknologjia do të rrisë transparencën dhe eficencën
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale pritet të marrin një rol më të madh në prokurimet publike në Shqipëri. Operator i Blerjeve të Përqendruara dhe Zyra......

