Lidhja e re Shqipëri- Mali i Zi drejt përfundimit - Përshpejtohen punimet në aksin Shirokë-Zogaj, 6.5 km

Po shkojnë drejt përmbylljes punimet për ndërtimin e rrugës panoramike të Shirokës, një investim strategjik që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ky segment rrugor e kthen, qytetin në një pikë të rëndësishme si kryeqendër e rajonit.
Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e një pakete investimesh për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat turistike të qytetit. Aksi, me gjatësi totale prej 6,5 kilometrash, përfshiu zgjerimin e 4,5 kilometrave të rrugës ekzistuese buzë liqenit.
Përveç segmentit kryesor, projekti përfshin edhe bypass-in në qendër të fshatit Zogaj, duke krijuar dy nyje kyçe që përmirësojnë qarkullimin dhe e kthejnë zonën, në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik me ndikim rajonal. Kryeministri Edi Rama ndau pamje të kësaj rruge, e cila është në fazën përfundimtare të saj.Përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale, rruga pritet të rrisë turizmin në zonë.
Aksi Shirokë-Zogaj gjatë viteve të fundit ka regjistruar rritje të konsiderueshme të përdoruesve të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për shkak të shtimit të turistëve vendas dhe të huaj, duke shijuar komoditetet natyrore përgjatë liqenit të Shkodrës dhe atraksionet e ndryshme turistike. Për këto arsye, rehabilitimi i kësaj rruge u kthye në domosdoshmëri.
Janar- Nëntor, rreth 1.5 milionë vizitorë në sitet kulturore - Ministri Gonxhja: Trashëgimia, rritje e vizitueshmërisë prej 53%
Sitet kulturore të vendit janë vizituar nga rret 1,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj nq 9 muaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja......
Diaspora e arsimuar shkon në SHBA / Pothuajse një e treta me shkollim të lartë, Gjermania dhe Britania vijojnë trendin
Emigrimi ka qenë dhe vijon të mbetet një fenomen i pandashëm nga historia e Shqipërisë. Valët e para të emigracionit shqiptar u drejtuan kryesisht drejt......
Diaspora shqiptare, rreth 1.1 milionë persona në Europë/ Italia dhe Greqia në krye, emigrimi i nxitur nga familja dhe puna
Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar në Europë, duke përqendruar numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë dhe......
Sa diasporë ka Shqipëria? Rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, shumica të rinj dhe në moshë pune
Emigracioni shqiptar vijon të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe socio-ekonomike për vendin, duke ndikuar drejtpërdrejt si në......
Sistem i ri inteligjent i sigurisë në Shqipëri - Kryeministri Rama: “Sy magjik” që identifikon në kohë reale shkelësit e ligjit
Qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje me Arabinë Saudite për sistemin e ri inteligjent të sigurisë. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se tashmë......
Paga minimale mujore rritet në 50,000 lekë - Vendimi i fundit i qeverisë përfshin 307,850 punonjës
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagës minimale mujore nga 40,000 lekë, në 50,000 lekë. Ky vendim përfshin 307,850 punonjës të......
Viti 2025, i pafavorshëm për titujt qeveritarë - Yield-e të larta në fillim, por rënie e interesit për investitorët drejt fundit të vitit
Viti 2025 nuk ka qenë shumë i favorshëm për investimin në tituj qeveritarë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, norma mesatare e interesit për bonot......
Detyrime të reja për platformat digjitale në raportimin e të ardhurave
Administrata Tatimore përmbyll me sukses fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit për zbatimin e Direktivës DAC7, e cila vendos detyrime të reja për......





