Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 14:53

Lehtësohet qasja në arsimin e lartë - Hyn në fuqi marrëveshja për studime në Ballkanin Perëndimor

Nga Ernilda Luzi

Lehtësohet qasja në arsimin e lartë - Hyn në fuqi

Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar në Berlin.

Kjo marrëveshje është një katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal dhe një hap drejt Tregut të Vetëm të BE-së, me qëllim lehtësimin e  qasjes dhe pranimit të  të diplomuarve nga arsimi i mesëm dhe të studentëve të Palëve, të cilët dëshirojnë të fillojnë studimet e tyre në institucionet publike të arsimit të lartë.

Marrëveshja rregullon qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar  në  institucionet publike të akredituara të arsimit të lartë, me qëllim fitimin e së drejtës për të studiuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të  Zi, në Maqedoninë e Veriut, si edhe në Serbi.  Të drejtat për arsimim falas, për strehim dhe bursë rregullohen në përputhje me kuadrin ligjor të secilës Palë

Gjithashtu specifikohet më tej, se kjo marrëveshje do të rrisë cilësinë e arsimit të lartë, do të nxisë ngritjen e programeve të përbashkëta të studimit e do të promovojë mobilitetin  akademik dhe atë studentor, si dhe zhvillimin e programeve të shkëmbimit.

Lista e institucioneve publike të arsimit të lartë do të specifikohet nga Komisioni i Përbashkët për Njohjen e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër kandidatëve do t’u sigurohet qasje dhe pranim në institucionet publike përkatëse të Arsimit të Lartë me kritere  të njëjta apo të barasvlershme qasjeje  dhe  pranimi  si  për aplikantët nga pala pritëse.

Palët japin informacion mbi programet e studimit që ofrohen nga institucionet e ndryshme të arsimit të lartë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Secila palë që është e përfshirë në këtë marrëveshje njeh kualifikimet e lëshuara  nga palët e tjera që plotësojnë kriteret e përgjithshme për qasje në arsimin e lartë.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat