Shqipëria Postuar më 9 Qershor 2025, 14:15

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm - Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?

Nga Diamila Leka

Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm -

Në sheshet e Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera turistike në Shqipëri shpesh shohim grupe turistësh të shoqëruar nga guidat por edhe grupime të organizuar privatisht.

Por, një tjetër trend janë turistët solo, apo turistët e vetmuar të cilët zgjedhin të eksplorojnë vende të reja. 

Fiori Zani, Operatore Turistike:

“Turistë të huaj që udhëtojnë vetëm ka shumë, por vitet e fundit janë rritur turistët solo edhe nga Shqipëria që udhëtojnë drejt destinacioneve europiane. Është rritur si trend.”

Por cili është profili i turistit solo?

Kryesisht janë gratë ato të cilat kanë filluar të eksplorojnë turizmin solo, por sipas ekspertëve të udhëtosh vetëm, për shumë individë do të thotë më pak kosto sesa në grupe.

“Besoj që udhëtimet vetëm e bëjnë më të lehtë udhëtimin në një vend sepse ti merr çfarë do, sheh çfarë do, nuk je i kushtëzuar nga personat e tjerë që të rrethojnë kështu që ëhstë më e lehtë.”

Por numri i shqiptarëve që udhëtojnë vetëm a është rritur?

“Numri i shqiptarëve që dhëtojnë vetëm jashtë, shqipërie është rritur 20-30% dhe destinacionet kryesore janë Europa, sidomos kryeqytetet dhe metropolet europiane.”

Në Shqipëri qytetet më të preferuar për të udhëtuar solo janë Berati, Gjirokastra, Thethi, Valbona si dhe zonat e bregdetit të jugut.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat