Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2026, 12:40

Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për arsimin, njihen vetëm faturat e fiskalizuara

Nga Elisabeta Dosku

Kush përfiton rimbursim nga DIVA? - Çelmeta: Zbritjet për

Individët e punësuar me të ardhura vjetore deri në 1.2 milionë lekë dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në ngarkim, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, e cila duhet plotësuar deri më datën 31 Mars.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtoresha e Proceseve të Biznesit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Rezana Çelmeta sqaron si kryhet aplikimi për rimbursim.

“Për të gjithë individët që janë duke plotësuar DIVA-n, në rastin e parë që janë individët me të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë që kanë të drejtën e përfitimit të zbritjes për numrin e fëmijëve në ngarkim dhe personat me të ardhura nën 1.2 milionë lekë që kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore .”

Çelmeta sqaron se për zbritjet tatimore lidhur me shpenzimet arsimore, duhen ngarkuar faturat të cilat duhet të jenë vetëm të fiskalizuara, ndërsa thekson se njihen edhe shpenzimet për kurse të ndryshme.

“Shpenzimet arsimore që kanë faturë të fiskalizuar është dokumenti i vetëm ligjor për njohjen e shpenzimeve.  Dokumente mbështetëse mund të jenë kontratat nga institucionet përkatëse. Dhe nuk kufizohemi tek shërbimet shkollore, por edhe parashkollore dhe kurse të ndryshme”.

Deri më tani janë plotësuar afro 30 mijë deklarata, dhe pritet që numri i tyre të shkojë në 200 mijë.

“Aktualisht janë plotësuar 30 mijë deklarata dhe presim rreth 200 mijë.  Rritja është për shkak të përfitimit të zbritjeve tatimore për herë të parë.  Masa e rimbursimit është e lidhur me numrin e fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimet tatimore. Llogaritjet kryhen në sistem dhe pastaj verifikohet rezultati. Masa varet nga kohëzgjatja e punës dhe lloji i të ardhurave që ka realizuar. Aplikimi kryhet nga individi që ka të ardhurat më të larta në familje.”

Të gjithë tatimpaguesit në vend mund të zbulojnë në një mënyrë më të thjeshtë nëse kanë apo jo detyrim të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave , DIVA 2025 përmes shërbimit elektronik të  Administratës Tatimore, “Tax Test”  i cili ka për qëllim të informojë dhe tu vijë në ndihmë individëve që kanë pikëpyetje në lidhje me këtë proces.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat