Bllokohen 103 mijë palë veshje të dyshuara si mallra të falsifikuara në Doganën e Durrësit

Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ditën e sotme, ka bllokuar një sasi prej 103,000 palë veshjesh të ndryshme, të cilat mbanin emrat e markave të njohura ndërkombëtare si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein.
Për këto mallra ekzistojnë dyshime për shkelje të ligjit mbi markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale.
Ky fenomen, së bashku me tregtimin pa kontroll të rrobave të përdorura (gabi), përbën një plagë të hershme që dëmton rëndë prodhuesit vendas. Kjo situatë krijon konkurrencë të padrejtë dhe i pengon ata të zënë vendin që meritojnë në tregun vendas me produktet dhe markat shqiptare.
Duke pasur parasysh se, sipas statistikave të luftës kundër fenomeneve të kundërligjshme, vetëm rreth 10% e mallrave të paligjshme arrijnë të bllokohen, është e lehtë të imagjinohet përmasa reale e sasisë që hyn në vend.
Autoritetet bëjnë thirrje që organet kompetente të intensifikojnë më tej përpjekjet për të luftuar këto fenomene, të cilat dëmtojnë tregun vendas dhe prodhuesit shqiptarë që prej vitesh përpiqen të jenë pjesë aktive dhe konkurruese në tregun kombëtar.
Francë-Shqipëri/ Ministri Malaj fton investitorët francezë të investojnë në sektorë prioritarë të ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së......
Si do të blihen kompanitë e mëdha në Shqipëri? - Mbrojtje e shtuar për aksionarët e vegjël. Rregullat e reja garantojnë barazi në çmim
Rregullat për mënyrën se si blihen kompanitë e listuara në bursë, pra ato kompani që kanë aksione të hapura për publikun, do të ndryshojnë. Qeveria ka......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë sipas kursit......
Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem
Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që......
50% e evropianëve nuk mund të blejnë një shtëpi - Raporti, ndryshime të thella nga një vend në tjetrin
Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë një shtëpi,......
Italia rrit taksën për kompanitë e energjisë - Do të financojë uljen e faturave për familjet dhe bizneset
Italia miratoi një rritje prej dy pikësh përqindjeje në taksën e korporatave IRAP mbi firmat e energjisë, për të ndihmuar në financimin e një pakete masash......
Mbrojtje për bankat dhe skemat e kartave evropiane - Cipollone i BQE, flet për të ardhmen e euros digjitale
Euro digjitale do të projektohet për të mbrojtur skemat evropiane të kartave dhe për t'i mbajtur bankat në qendër të sistemit të pagesave të rajonit, tha një......
Portal online për të anashkaluar ndalimet e përmbajtjes - SHBA-të planifikojnë të luftojnë censurën në Evropë dhe botë
Departamenti Amerikan i Shtetit po zhvillon një portal online që do t'u mundësojë njerëzve në Evropë dhe në të gjithë botën të shohin përmbajtje të ndaluar......


