Kryeministri Rama: Do të mbështesin bizneset shqiptare me kredi me interesa 2-3%
Qeveria shqiptare dhe sistemi bankar kanë nënshkruar partneritetin për programin kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, një skemë që synon të lehtësojë aksesin në financë për sipërmarrjet shqiptare. Kryeministri Edi Rama deklaroi se programi është ndërtuar si përgjigje ndaj kërkesës në rritje të bizneseve për financim dhe zgjerim të aktivitetit.
“Është një derë e hapur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të rriten përmes kredive me interesa të ulëta dhe garancisë sovrane të qeverisë”, tha Rama. Sipas tij, programi do të ofrojë kredi me interesa nga 2 deri në 3%, ndërsa shteti do të mbulojë përmes garancisë sovrane nga 30 deri në 70% të riskut të financimit.
Kreu i qeverisë tha se skema synon të mbështesë veçanërisht bizneset e vogla që kanë krijuar bazat e tyre pas shumë vitesh pune dhe që kërkojnë kapital për të investuar më tej. “Njerëz me ide, me energji dhe me vullnet kanë nevojë të kenë shtetin në krah për ta zgjeruar aktivitetin e tyre”, deklaroi Rama. Ai shtoi se programi pritet të krijojë mundësi konkrete për mijëra sipërmarrje shqiptare, përfshirë edhe biznese të ngritura nga emigrantë të kthyer në vend me eksperiencë profesionale dhe ide të reja investimi.
“Të parët në rajon për prokurimet publike”, kryeministri Edi Rama: Na vlerëson BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po vlerësohet pozitivisht nga Bashkimi Europian për progresin në fushën e prokurimeve publike, një nga kapitujt......
Kryeministri Rama: Shqipëria hyn në një nivel tjetër bashkëpunimi në NATO
Kryeministri Edi Rama Podkastin “Flasim” e nisi me vizitën zyrtare në Gjermani dhe Estoni, të fokusuara te integrimi europian, siguria euroatlantike dhe......
Naftësjellës për të anashkaluar Hormuzin - Emirateve të Bashkuara do dyfishojnë kapacitetin eksportues
Emiratet e Bashkuara Arabe do të përshpejtojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte për të dyfishuar kapacitetin e tyre të eksportit deri në vitin 2027.......
BE kërkon zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë - Marta Kos: Duhen institucione të qëndrueshme për rrugën drejt integrimit
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, i bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të gjejë gjuhë të përbashkët për t’i dhënë fund ngërçit......
Kroçiera “Sirena” sjell 646 turistë në Durrës - Shqipëria, një destinacion turistik edhe jashtë sezonit veror
Një tjetër kroçierë me turistë ka mbërritur mëngjesin e së shtunës në Shqipëri, duke konfirmuar rritjen e interesit të turistëve të huaj për vendin tonë në......
Banka Botërore vlerëson politikën monetare të Shqipërisë - Paolucci: Raporti i kredive me probleme, në nivelet minimale të më shumë se një dekade
Politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa raporti i kredive me......
Nafta shtrenjtohet me 4 lekë për litër - Tregu i karburanteve, përcaktohen tavanet e reja të çmimeve
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend, në mbledhjen e datës 16 maj 2026. Sipas vendimit, çmimi i shitjes......
Inspektoriati i punës inspekton 929 subjekte gjatë prillit - 744 masa administrative ndaj shkeljeve të konstatuara
Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vijuar me një prani të shtuar në terren gjatë muajit prill, në kuadër të monitorimit të zbatimit të legjislacionit të......


