Kompensimi i pronave, 1.4 mln euro në Korrik - Ekzekutohen 161 dosje për tokat e zëna nga ndërtimet informale
Pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale po përfitojnë dëmshpërblim gradual nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.
Përgjatë muajit Korrik 2025, sa i takon trajtimit të kërkesave për përfitimin e shpërblimit për pronat e zëna nga ndërtimet informale, ATP bën me dije se numri i dosjeve të reja rezulton në 71, ndërsa janë ekzekutuar 161 dosje. Vlera e dosjeve të ekzekutuara arrin në 136.9 milionë lekë apo 1.4 milionë euro në muajin korrik.
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton gjithashtu se gjatë muajit Korrik 2025 ka realizuar kompensimin financiar të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimet për 1 dosje deri në vlerën 1.5 milionë lekë, ku vlera e ekzekutuar është 1.45 milionë lekë. Ndërsa janë trajtuar 4 dosje me kërkesë të veçantë ku llogaritet se përfitimi total i subjektit në bazë të përqindjes së aplikuar me kërkese të veçantë është 102.8 milionë lekë, ndërsa kësti që i kalon subjektit është 20.5 milionë lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka kompensuar fizikisht 80.664 m2 sipërfaqe.
ATP bën me dije se procesi i kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale është një proces i vazhdueshëm, dhe ATP do të trajtojë me kompensim subjektet që kanë aplikuar, vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.
Buxheti i shtetit miraton çdo vit buxhetor një fond financiar, jo më pak se 50 miliardë lekë deri në vitin 2028 , i cili do të administrohet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për realizimin e procesit të kompensimit të pronave.
Qeveria parashikon shtyrjen e afatit me 3 vjet, deri në fund të vitit 2027 për shqyrtimin e mbi 7 mijë dosjeve që janë ende pa vendim nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave si kompensimin e mbi 25 mijë vendimeve të arkivuara prej vitesh në institucion.

“Tregu bankar, me potencial zhvillimi” - Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse. Është përmirësuar cilësia e kredisë
Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës......

Ujësjellësit rritën të ardhurat - ERRU inkurajon unifikim tarifash, por jo në të gjitha shoqëritë rajonale
Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve realizuan mbi 11.3 mld lekë të ardhura gjatë vitit 2024, apo 983 mln lekë më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave......

Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina/ Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?
Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit......

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimet - AMF: Mbizotëron me 62% të primeve në vend. Në 2024 u rritën edhe pagesat për frymë
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i......

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......

Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet - Në korrik, 926 biznese në sitë dhe mbi 600 masa administrative
Në një kohë kur siguria dhe mbrojtja e punëtorëve mbeten një sfidë e përhershme në tregun shqiptar të punës, Inspektorati Shtetëror i Punës ka publikuar të......

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? - Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë!
Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në......

BE rrit importet e gazit rus - Blerjet u zgjeruan me 30% në gjysmën e parë të vitit 2025
Bashkimi Evropian shpenzoi rreth 4.48 miliardë euro për importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Të dhënat......