Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet - Në korrik, 926 biznese në sitë dhe mbi 600 masa administrative
Në një kohë kur siguria dhe mbrojtja e punëtorëve mbeten një sfidë e përhershme në tregun shqiptar të punës, Inspektorati Shtetëror i Punës ka publikuar të dhënat për muajin korrik 2025, që tregojnë për një rritje të ndjeshme të ndërhyrjeve në terren.
Gjatë këtij muaji janë inspektuar 926 subjekte në të gjithë vendin, me fokus kryesor respektimin e ligjit për marrëdhëniet e punës, kushtet e sigurisë dhe regjistrimin e punonjësve.
Në total, janë kontrolluar mbi 20 mijë vende pune, një shifër që dëshmon për intensifikimin e kontrolleve sidomos në sektorët me rrezikshmëri të lartë si ndërtimi, fasoneria dhe shërbimet.
Nga këto inspektime, 244 janë kryer në mënyrë këshilluese, duke ndihmuar subjektet që të përmirësojnë praktikat e tyre të punës pa ndërmarrë masa ndëshkuese në fazën e parë. Megjithatë, në 643 raste janë marrë masa administrative, ku përfshihen gjoba, pezullime të përkohshme aktiviteti, apo detyrime për përmirësime urgjente në vendin e punës.
Po ashtu, janë trajtuar 88 ankesa nga punonjës, kryesisht për shkelje të kontratës së punës, mungesë sigurimesh shoqërore, apo orar tej norme pa pagesë shtesë.
Inspektorati njofton se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë edhe në muajt në vijim, në kuadër të sezonit turistik dhe angazhimit për formalizimin e tregut të punës, një sfidë që mbetet aktuale për ekonominë shqiptare.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si rezultat i përpjekjeve për mbledhjen e kontributeve, vetëm në muajin korrik janë mbledhur 15.77 miliardë lekë, ose 1.82 miliardë lekë më shumë se korriku i vitit 2024.

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? - Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë!
Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në......

BE rrit importet e gazit rus - Blerjet u zgjeruan me 30% në gjysmën e parë të vitit 2025
Bashkimi Evropian shpenzoi rreth 4.48 miliardë euro për importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Të dhënat......

Vijon rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Euro e Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.4 lekë dhe duke u......

Kina “kontrollon” ushtrinë gjermane - Varësia nga mineralet kritike kineze kërcënon zhvillimin e industrisë
Kancelari Friedrich Merz ka shprehur synimin për ta kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore ushtarake të Evropës. Megjithatë, ambicia e tij dhe e qeverisë mund......

Mbështetja për Ukrainën, Evropa tejkalon SHBA-në - Kryeson shpenzimet për armatime, kontrata me industrinë e mbrojtjes
Në maj dhe qershor të vitit 2025, vendet evropiane vazhduan të mbajnë një nivel të lartë mbështetjeje për Ukrainën, veçanërisht në ndihmën ushtarake. Një......

Evropa reagon pas takimit në Shtëpinë e Bardhë - Liderët e fuqive të mëdha, optimistë për arritjen e armëpushimit në Ukrainë
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë shfaqën optimizëm të moderuar se Presidenti amerikan Donald Trump po përparon në përmbushjen e premtimit......

ChatGPT, 2 miliardë USD në dy vjet - Aplikacioni gjeneron rreth 3 dollarë për çdo instalim në telefon
Aplikacioni telefonik i ChatGPT ka gjeneruar 2 miliardë dollarë në shpenzime nga konsumatorët që nga hyrja në treg në vitin 2023, duke fituar mesatarisht......

“SHBA, pjesë e garancive të sigurisë” - Trump siguron Zelenskyy për angazhimin amerikan në Ukrainë
Ndërsa bota mbante frymën për të ndjekur ritakimin Donald Trump–Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale, me liderët e BE-së që ndiqnin ngjarjen nga prapa dyerve,......