Nga energjia për Kosovën, te makineritë nga Kina/ Si ndryshuan eksportet dhe importet shqiptare në korrik?

Të dhënat e INSTAT-it për tregtinë e jashtme tregojnë vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve dhe eksporteve gjatë muajit korrik të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sa i përket eksporteve, rezulton se rritja më e madhe është regjistruar me Kosovën, me një rritje prej 72.5%, ndjekur nga Greqia me 14.8% dhe Gjermania me 0.6%.
Por çfarë ka eksportuar Shqipëria më së shumti drejt këtyre vendeve? Në rastin e Greqisë, vlera totale e eksporteve sipas grupmallrave për muajin korrik arriti në 2.7 miliardë lekë, ku vlerën më të madhe e përbën eksporti i grupit të tekstileve dhe këpucëve. Pas këtij grupi, eksportet më të larta janë regjistruar për mineralet, lëndët djegëse dhe energjinë elektrike, si dhe për ushqime, pije dhe duhan. Në drejtim të Kosovës, vlera e përgjithshme e eksporteve për këtë muaj arriti në rreth 6.4 miliardë lekë.
Eksportet më të mëdha kanë qenë për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, ndjekur nga ushqimet, pijet dhe duhani, si dhe produktet kimike dhe plastike. Ndërkohë, për Gjermaninë, eksportet për korrikun kapën vlerën e afërsisht 1.9 miliardë lekëve, ku dominuan eksportet e tekstileve dhe këpucëve, si dhe ato të makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit.
Nga ana tjetër, për sa i përket importeve, rritja më e madhe gjatë këtij muaji krahasuar me një vit më parë është regjistruar nga Kina me 7.6%, Turqia me 12% dhe Greqia me 5%. Në rastin e Kinës, vlera totale e importeve për muajin korrik sipas grupmallrave arriti në rreth 10.8 miliardë lekë, ku pjesën më të madhe e zënë importet e makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, të ndjekura nga materialet e ndërtimit dhe metalet.
Në rastin e Turqisë vlera e përgjithshme e importeve sipas grupmallrave për këtë muaj ishte rreth 8 miliardë lekë, ku më së shumti janë importuar materiale ndërtimi dhe metale. Ndërkohë, nga Greqia janë importuar kryesisht ushqime, pije dhe duhan, si edhe produkte kimike dhe plastike, ndërsa vlera totale e importeve nga ky vend për muajin korrik arriti në 6.5 miliardë lekë.
Live TV
EU tightens cybersecurity - Companies must report attacks within 24 hours
The European Union has started implementing new rules on the cybersecurity of digital devices and software. From September 11, 2026, manufacturers are......
Cybersecurity in schools - Kazia: It will be an elective subject for grades I, VI, X. Training for teachers and parents
Starting this school year, first, sixth, and tenth grade students will have an elective course on cybersecurity, while teachers and parents will also be......
Ownerless Apartments - Lawyer: In whose name is the legalization done? Court obstacles removed
Apartments that have more than one claim to ownership will enter the legalization process, despite the fact that there is no court decision that determines......
Housing in the face of prices - Demirxhiu: Reduce quotas, increase values
The new housing reform aims to bring 7,000 apartments to the market through soft loans, extending support to young couples, professionals and young families.......


