Shqipëria Postuar më 19 Gusht 2025, 11:17

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë

Nga Ola Mitre

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender

Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë”.  

Ky është investimi që parashikohet të kryhet në juglindje të vendit, me fokus ndërhyrjet në rrugë në një nga zonat me potencial turistik në vend. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për projektin që do të zhvillohet në 4 fshatrat e mësipërm, që janë pjesë e Bashkisë së Korçës.

Ndërhyrjet në këto akse rrugore janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese 60 mln euro e dhënë nga BERZH për qeverinë shqiptare.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, teksa më herët janë lidhur edhe kontrata të tjera të ngjshshme. E fundit ishte përmirësimi i aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës në Alpet e Shqipërisë, një kontratë me vlerë 3.63 mln euro.

Ndërsa më herët është lidhur një kontratë 1.52 mln euro për rehabilitimin e segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darzezës.

Paralelisht, në kuadër të këtij programi BERZH ka zhvilluar edhe tenderë për përmirësimin e rrjetit elektrik në Alpet e Shqipërisë, duke synuar rritjen e aksesit në energji elektrike në këtë zonë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat