Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimet - AMF: Mbizotëron me 62% të primeve në vend. Në 2024 u rritën edhe pagesat për frymë
Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas.
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gati 62.1% e primeve të shkruara bruto janë të përqendruara në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Durrësi me rreth 7.2% dhe Korça me 5.2%. Ndërkohë, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët të primeve të shkruara bruto, përafërsisht 0.9%, 1.7% dhe 1.8%.
Ky mbizotërim i Tiranës me më tepër se gjysmën e primeve në shkallë vendi vjen për arsye se shumica e popullsisë është e përqendruar në Tiranë, ndërsa edhe kompanitë e sigurimit kanë një numër më të madh degësh që shtrihen në të gjithë kryeqytetin, që nënkupton se qytetarët kanë akses më të lehtë. Po ashtu, nëse marrim për bazë edhe faktin që pjesa më e madhe e kredisë së dhënë për blerje banese është në Tiranë dhe banka kërkon gjithmonë sigurim prone e jete kur jep kredi, nuk është për t'u habitur ky përqendrim aq i madh i primeve në kryeqytet.
Megjithatë, nëse e krahasojmë me vitin 2023, shumica e qarqeve kanë pasur rënie të primeve të shkruara bruto. Vetëm Fieri, Dibra, Lezha dhe Shkodra rezultojnë me një rritje të lehtë të tyre.
Ndërkohë, primet për frymë janë rritur me 8.8% krahasuar me vitin pararendës. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, rreth 10,364 lekë ishin primet për frymë në 2024 nga 9,526 lekë që ishin në 2023.
Për sa i përket primit për frymë sipas qarqeve, kryeqyteti me 20,011 lekë për frymë zë vendin e parë, e pasuar nga qarku Durrës me 7,885 lekë për frymë dhe Vlora po ashtu me 7,819 lekë për frymë. Nga ana tjetër, Kukësi dhe Berati kanë pasur vlerën më të ulët të primeve për frymë në vitin që lamë pas.
Po për sa i përket dëmeve, në cilat qarqe kanë paguar më shumë kompanitë e sigurimit?
Përsëri pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e ka qarku i Tiranës me 67.94%, pasuar nga Durrësi me 10.10%.

Rrugë të reja turistike në Korçë - BERZH, tender për turizimin e aventurës në Dardhë, Arrëz, Sinec dhe Nikolicë
Përmirësimi i ofertës turistike të vendeve natyrore në rajonin e Korçës, duke përmirësuar aksesin dhe infrastrukturën e turizmit të aventurës, në Dardhë,......

Inspektorati i Punës intensifikon kontrollet - Në korrik, 926 biznese në sitë dhe mbi 600 masa administrative
Në një kohë kur siguria dhe mbrojtja e punëtorëve mbeten një sfidë e përhershme në tregun shqiptar të punës, Inspektorati Shtetëror i Punës ka publikuar të......

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? - Shkodra ka nivelin më të ulët, në Tiranë pritja është më e gjatë!
Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e kërkesës deri në......

BE rrit importet e gazit rus - Blerjet u zgjeruan me 30% në gjysmën e parë të vitit 2025
Bashkimi Evropian shpenzoi rreth 4.48 miliardë euro për importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Të dhënat......

Vijon rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Euro e Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.4 lekë dhe duke u......

Kina “kontrollon” ushtrinë gjermane - Varësia nga mineralet kritike kineze kërcënon zhvillimin e industrisë
Kancelari Friedrich Merz ka shprehur synimin për ta kthyer Gjermaninë në fuqinë kryesore ushtarake të Evropës. Megjithatë, ambicia e tij dhe e qeverisë mund......

Mbështetja për Ukrainën, Evropa tejkalon SHBA-në - Kryeson shpenzimet për armatime, kontrata me industrinë e mbrojtjes
Në maj dhe qershor të vitit 2025, vendet evropiane vazhduan të mbajnë një nivel të lartë mbështetjeje për Ukrainën, veçanërisht në ndihmën ushtarake. Një......

Evropa reagon pas takimit në Shtëpinë e Bardhë - Liderët e fuqive të mëdha, optimistë për arritjen e armëpushimit në Ukrainë
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë shfaqën optimizëm të moderuar se Presidenti amerikan Donald Trump po përparon në përmbushjen e premtimit......