Shqipëria Postuar më 18 Maj 2026, 18:49

Koçiu në Baku:  Shqipëria, shembull konkret se si vizioni politik transformon modelin ekonomik

Nga SCAN TV

Koçiu në Baku:  Shqipëria, shembull konkret se si vizioni

Zëvendës kryeministrja Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Forumin Botëror Urban në Baku. Në një postim të shpërnadrë në rrjetet sociale zonja Koçiu shkruan se me fjalën e saj në këtë forum tregoi për rastin e Shqipërisë se si “vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit”.

Në postimin e zonjës Koçiu thuhet:

Në Forumin Botëror Urban në Baku, për të ndarë vizionin dhe përvojën e Shqipërisë mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të sigurta, si përgjigje ndaj sfidave globale në rritje të urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Zhvillimi urban nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por një investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe të ardhmen e qytetarëve. Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit.

Përmes investimeve, inovacionit, politikave të gjelbra dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, vijojmë angazhimin për të projektuar qytetet e së ardhmes, me bindjen se zhvillimi ka vlerë vetëm kur përkthehet në më shumë mundësi dhe mirëqenie për qytetarët.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat