Kosova dhe Maqedonia “mbështesin” eksportet shqiptare/ Në katër muaj, importet humbën më shumë terren me Malin e Zi

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit vijuan të zgjerohen gjatë katërmujorit të parë të vitit 2026, të nxitura kryesisht nga rritja e eksporteve drejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës Janar-Prill 2026 eksportet shqiptare drejt Kosovës arritën në rreth 13.4 miliardë lekë, duke u rritur me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kosova mbetet kështu partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë në rajon dhe një nga tregjet kryesore për produktet shqiptare.
Rritje e fortë është regjistruar edhe në eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, të cilat u zgjeruan me 22.1%, duke arritur në rreth 4.1 miliardë lekë. Në rritje rezultuan edhe eksportet drejt Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, me nga 9.3%, duke reflektuar zgjerimin e shkëmbimeve tregtare me pjesën më të madhe të rajonit.
Ndërkohë, eksportet drejt Serbisë mbetën pothuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë, me një rënie të lehtë prej 0.6%, duke sinjalizuar ngadalësim të ritmit tregtar mes dy vendeve.
Sa i përket importeve, tabloja paraqitet më e përzier. Shqipëria rriti importet nga Kosova me 11.2% dhe nga Bosnje Hercegovina me 5.1%, ndërsa uli ndjeshëm blerjet nga Mali i Zi me 40%. Rënie u regjistrua edhe në importet nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, përkatësisht me 11.5% dhe 5.3%.
Të dhënat tregojnë se gjatë muajve të parë të vitit, tregtia rajonale e Shqipërisë ka vijuar të mbështetet kryesisht te tregjet e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa në disa vende të tjera vihet re një tkurrje e importeve dhe ritme më të dobëta të shkëmbimeve tregtare.
E-Albania transformohet me teknologji të re/ Platforma, e rindërtuar për të ofruar shërbime më të shpejta dhe gjithëpërfshirëse
Platforma qeveritare e-Albania ka hyrë në një fazë të re transformimi digjital, duke prezantuar versionin më të fundit e-Albania 2.0. Platforma, e cila prej......
Një bankë e re turke hyn në Shqipëri - BSH miraton dhënien e licencës. Ziraat, e para e specializuar për huadhënien në bujqësi
Banka e Shqipërisë ka vendosur më në fund të licencojë bankën bujqësore turke Ziraat, pas disa muajsh nga dhënia e miratimit paraprak. Sipas njoftimit të......
Projekti 105 mln euro për energjinë diellore në Fier - BERZH shqyrton mbështetjen financiare edhe për depozitimin
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton financimin me deri në 53 mln euro për ndërtimin e dy impianteve fotovoltaike dhe një sistemi të......
Marsi shënon bilanc pozitiv për turizmin shqiptar/ Rriten ndjeshëm vizitorët e huaj dhe qëndrimet në hotele
Turizmi në Shqipëri vijon të japë sinjale rritjeje edhe jashtë sezonit veror. Gjatë muajit mars, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat akomoduese......
Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit, i rëndësishëm për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me biznese të sektorit të turizmit në qytetin e Vlorës, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i......
Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në Prill, përmirësohet deficiti tregtar
Eksportet e mallrave shënuan rritje të fortë edhe në muajin prill, duke ngushtuar njëkohësisht deficitin tregtar, ndërsa ndikimi i çmimeve të energjisë dhe......
Ndërtimi i korridorit VIII rrugor - Miratohen 2 vendime për shpronësimet, i hapet rrugë vijimit të punimeve
Qeveria ka miratuar dy vendime për shpronësime në funksion të ndërtimit të Korridorit VIII, duke i hapur rrugë vijimit të punimeve në segmentet Elbasan –......
Tregtia dominon bizneset e reja - Mbi 15 mijë sipërmarrje u regjistruan në 4 muaj
Tregtia me pakicë dhe shumicë, duket se po bëhet sektori dominues i ekonomisë shqiptare sa i përket hapjes së bizneseve të reja. Dyqane, aktivitete shërbimi......


