Malaj në Vlorë: Formalizimi i turizmit, i rëndësishëm për garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me biznese të sektorit të turizmit në qytetin e Vlorës, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj.
Takimi u fokusua në diskutimin e problematikave që hasin bizneset gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik dhe në zbatimin e Planit Operacional në Turizëm nga Administrata Tatimore, me synim formalizimit e mëtejshëm dhe përmirësimin e standardeve të sektorit.
Gjatë takimit, Ministri theksoi se turizmi në vendin tonë po njeh rritje të ndjeshme, që reflektohet si në rritjen e numrin e të punësuarve, ashtu edhe në nivelin e deklarimeve dhe rritjen e të ardhurave.
Në këtë drejtim, Malaj Ministri nënvizoi rëndësinë e formalizimit të aktivitetit turistik, deklarimit korrekt të punonjësve, deklarimit real të pagave dhe zbatimit të faturimit elektronik për garantimin e konkurrencës së ndershme në treg dhe standardeve më të larta të shërbimit.
Plani Operacional për sektorin e turizmit synon mbështetjen e bizneseve të ndershme dhe identifikimin e rasteve me risk të lartë, përmes analizës inteligjente dhe teknologjive të avancuara.
Në këtë kuadër, gjatë takimit u shpreh gatishmëria e Administratës Tatimore për të vijuar bashkëpunimin me biznesin, për të adresuar problematikat e sektorit të turizmit dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të tij.
Sipas të dhënave të administruara nga Drejtoria Rajonale Tatimore Vlorë, në mars 2026 ka një rritje me 14.3 % të punonjësve të deklaruar në sektorët e lidhur me turizmin. Rritja më e ndjeshme është regjistruar në kategoritë me paga më të larta, duke reflektuar një formalizim më të madh të marrëdhënieve të punës dhe përmirësim të nivelit të pagave të deklaruara.
Gjithashtu, ka një rritje të konsiderueshme të pagesave dhe deklarimeve nga bizneset turistike gjatë vitit 2025. Pagesat e TVSH-së arritën në 215.1 milionë lekë, ose 54% më shumë krahasuar me vitin 2024. Rritje të ndjeshme janë evidentuar edhe në aktivitetet e akomodimit, shërbimeve ushqimore dhe dhënies me qira të mjeteve të transportit.
Në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, Administrata Tatimore do të intensifikojë masat për rritjen e përputhshmërisë tatimore, përmirësimin e transparencës dhe monitorimin e deklarimeve, përmes analizës së riskut dhe përdorimit të teknologjive të avancuara.
Ky plan parashikon kontrolle të targetuara ndaj subjekteve me risk të lartë, verifikimin e deklarimit të punonjësve dhe zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar, me qëllim garantimin e konkurrencës së ndershme dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të turizmit.
Lufta “shpëton” eksportet shqiptare/ Shënuan rritje me 16.9% në Prill, përmirësohet deficiti tregtar
Eksportet e mallrave shënuan rritje të fortë edhe në muajin prill, duke ngushtuar njëkohësisht deficitin tregtar, ndërsa ndikimi i çmimeve të energjisë dhe......
Ndërtimi i korridorit VIII rrugor - Miratohen 2 vendime për shpronësimet, i hapet rrugë vijimit të punimeve
Qeveria ka miratuar dy vendime për shpronësime në funksion të ndërtimit të Korridorit VIII, duke i hapur rrugë vijimit të punimeve në segmentet Elbasan –......
Tregtia dominon bizneset e reja - Mbi 15 mijë sipërmarrje u regjistruan në 4 muaj
Tregtia me pakicë dhe shumicë, duket se po bëhet sektori dominues i ekonomisë shqiptare sa i përket hapjes së bizneseve të reja. Dyqane, aktivitete shërbimi......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë
Dollari amerikan pas një rritje të vazhdueshme që regjistroi përgjatë javës së kaluar ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë......
Programi i Vetëpunësimit, thirrje për aplikime - Planet më të mira deri më 4 qershor. Financim deri në 1 milion lekë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje të gjithë punëkërkuesve të papunë që kanë një ide biznesi të aplikojnë në Programin e......
“Të hiqet dorë nga pakti i stabilitetit” - Kërkesa e Melonit për Komisionin Evropian është refuzuar
Përjashtimi nga Pakti i Stabilitetit duhet të zbatohet jo vetëm për mbrojtjen, por edhe për krizën energjetike. Kjo është kërkesa e Kryeministres Giorgia......
Pagesat me kartë dhe ATM-të, rregulla të reja transparence - Bankat të informojnë klientët për diferencën mes kursit të aplikuar dhe zyrtar të këmbimit
Qytetarët shqiptarë pritet të kenë më shumë informacion dhe transparencë për kostot reale të pagesave dhe këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për......
Kriza energjetike rikthen linjitin - Shumë vende pritet ta përdorin pas shtrenjtimit të gazit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka shkaktuar probleme të mëdha në transportin e gazit natyror dhe naftës bruto, të cilat përdoren gjithashtu në një masë......


