Shqipëria Postuar më 18 Maj 2026, 11:02

Tregtia dominon bizneset e reja - Mbi 15 mijë sipërmarrje u regjistruan në 4 muaj

Nga Diamila Leka

Tregtia dominon bizneset e reja - Mbi 15 mijë sipërmarrje u

Tregtia me pakicë dhe shumicë, duket se po bëhet sektori dominues i ekonomisë shqiptare sa i përket hapjes së bizneseve të reja. Dyqane, aktivitete shërbimi dhe sipërmarrje të lidhura me shitjen me pakicë e shumicë vijojnë të zënë peshën kryesore të regjistrimeve në vend, duke reflektuar orientimin e tregut drejt konsumit dhe shërbimeve.

Në katër muajt e parë të këtij viti, Qendra Kombëtare e Biznesit ka regjistruar gjithsej 15 mijë e 970 biznese të reja në Shqipëri. Referuar të dhënave, tregtia me pakicë dhe shumicë mbetet sektori me “eksperimentet” më të larta, si në hapjen ashtu edhe në mbylljen e aktiviteteve. Një lëvizje e tillë tregon konkurrencën e fortë në treg, por edhe tendencën e shumë sipërmarrësve për të investuar në aktivitete me hyrje më të shpejtë në treg dhe me kosto më të ulët operimi.

Ndërkohë, ndër sektorët më të ndikuar nga regjistrimet e reja rezulton riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me mbi 1 mijë biznese të reja të hapura gjatë kësaj periudhe. Rritje të konsiderueshme ka shënuar edhe sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me mbi 1100 biznese të reja, i nxitur kryesisht nga turizmi dhe zgjerimi i aktivitetit në zonat urbane e bregdetare.

Po ashtu, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike regjistrojnë rreth 390 biznese të reja, duke reflektuar rritjen e kërkesës për shërbime të specializuara dhe profesione të lidhura me teknologjinë, konsulencën dhe ekspertizën profesionale.

Sipas të dhënave të QKB-së, ndërtimi, transporti dhe shërbimet profesionale mbeten ndër sektorët me aktivitetin më të lartë të regjistrimeve, duke treguar se investimet vijojnë të orientohen drejt infrastrukturës, logjistikës dhe sektorëve të lidhur me zhvillimin ekonomik.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat