INSTAT: Në vitin 2025 mbi 10% e shitblerjeve u bënë me tregtinë online
Tregtia online po zë gjithnjë e më shumë hapësirë edhe në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga INSTAT më shumë se 10 për qind e xhiros tregtare në vend është bërë nëpërmjet blerjeve dhe shitjeve online. Sipas INSTAT “Gjatë vitit 2025 vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online rezultoi 10,1% duke pësuar një rritje prej 0,6%, në krahasim me vitin 2024. Peshën më të madhe të xhiros së realizuar e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 46,1% dhe aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 16,5 %.
Të detajuara shifrat sipas ndërmarrjeve rezulton se gati një në trë kompani e përdorin tregtinë online për të blerë ose shitur produktet e tyre. Sipas INSTAT: Në vitin 2025, 28,0 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte ose shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Krahasuar me vitin 2024 numri i ndërmarrjeve të përfshira në tregtinë online është rritur me 3,5 %. Sipas të dhënave të detajuara “Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 48,2 %, pasuar nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 44,8 % dhe aktivitetet e Informacionit dhe Komunikimit me 43,3%”.

Tregtia me jashtë, eksportet dhe importet e gushtit në rënie, 48,8 % e shkëmbimeve me vendet e BE-së
Fluksi i tregtisë së vendit tonë me jashtë përgjatë muajit gusht ka patur një rënie të ndjeshme. SIpas të dhënave më të fundit të përditësuara nga INSTAT, në......

‘Rama 4’ në ditën e parë të punës, Balluku: Rrugëtim sfidues drejt Europës
Në nisje të punës së Qeverisë ‘Rama 4”, zëvendës kryeministrja Balluku uron kolegët e saj dhe shpreh dëshirën që “secili prej tyre të kontribuojë me më të......

“Progresi i Shqipërisë në turizëm, në vëmendje të shteteve të tjera”/ Ambasadori Slloven në takim me Guvernatorin, vlerëson progresin e ekonomisë shqiptare
Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është një arritje e çmuar në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Këto ishin fjalët e Ambasadorit të......

Kryeministri: Pasuritë e sekuestruara po administrohen më në fund me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e......

Tirana Connectivity Forum, fokusi tek investimet për sigurinë/ Vengu: Është momenti i përmbushjes së angazhimit të çdo vendi për mbrojtjen
Është mbajtur këtë të martë edicioni i XI i Tirana Connectivity Forum. Ministri I Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte I pranishëm në një prej paneleve kryesore, ku......

Bankat “mbushin” rezervën për raste krizash Arrin objektivin 20.2% të BSH. Sa e përballueshme është kostoja e përmbushjes së MREL?
Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 20.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar kapitali dhe......

Kosova “nxit” zgjerimin e energjisë së pastër/ Qeveria u ofron bizneseve grante për projekte të gjelbra
Ministria e Ekonomisën në Kosovë ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për bizneset prodhuese dhe përpunuese, duke publikuar udhëzimet paraprake të skemës së......

SHBA monitoron Portin e Pireut/ Kërkon reduktimin e kontrollit të Kinës mbi industrinë detare greke
Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mënyra për të kufizuar praninë dhe ndikimin e gjerë të Kinës në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit dhe në industrinë......