‘Rama 4’ në ditën e parë të punës, Balluku: Rrugëtim sfidues drejt Europës
Në nisje të punës së Qeverisë ‘Rama 4”, zëvendës kryeministrja Balluku uron kolegët e saj dhe shpreh dëshirën që “secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës”. Me një postim në rrjetet sociale, numri dy i kësaj qeverie thotë se shteti “lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve.
Në mesazhin e saj zonja Balluku shkruan:
Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës. Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes.
Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve.
Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës.

“Progresi i Shqipërisë në turizëm, në vëmendje të shteteve të tjera”/ Ambasadori Slloven në takim me Guvernatorin, vlerëson progresin e ekonomisë shqiptare
Stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë është një arritje e çmuar në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Evropian. Këto ishin fjalët e Ambasadorit të......

Kryeministri: Pasuritë e sekuestruara po administrohen më në fund me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e......

Tirana Connectivity Forum, fokusi tek investimet për sigurinë/ Vengu: Është momenti i përmbushjes së angazhimit të çdo vendi për mbrojtjen
Është mbajtur këtë të martë edicioni i XI i Tirana Connectivity Forum. Ministri I Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte I pranishëm në një prej paneleve kryesore, ku......

Bankat “mbushin” rezervën për raste krizash Arrin objektivin 20.2% të BSH. Sa e përballueshme është kostoja e përmbushjes së MREL?
Pesë nga 11 banka në vendin tonë e kanë përmbushur objektivin prej 20.2% të Bankës së Shqipërisë për mbajtjen e një sasie të caktuar kapitali dhe......

Kosova “nxit” zgjerimin e energjisë së pastër/ Qeveria u ofron bizneseve grante për projekte të gjelbra
Ministria e Ekonomisën në Kosovë ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për bizneset prodhuese dhe përpunuese, duke publikuar udhëzimet paraprake të skemës së......

SHBA monitoron Portin e Pireut/ Kërkon reduktimin e kontrollit të Kinës mbi industrinë detare greke
Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë mënyra për të kufizuar praninë dhe ndikimin e gjerë të Kinës në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit dhe në industrinë......

Strategji e re për sigurisë rrugore/ Nga investimet, te kontrolli i automjeteve, masat për të shkuar drejt “zero” aksidente
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë e re për Sigurinë Rrugore dhe Planin e Veprimit 2026–2030, një dokument......

Kryeadministratorja e AAPSK, vizitë në sipërmarrjen sociale në Fier: Do zgjerojmë më tej nisma të tilla
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, zhvilloi sot një vizitë në pastiçerinë “Ke Buono”......