Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri.
Në një takim me furnizuesit e naftës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj tha se shqetësimi kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme.
“Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit. Por, nga bisedat që kemi pasur me të gjithë tregtarët dhe nga kontrollet që administrata shtetërore ka bërë në rezervat e tyre, rezulton që rezervat ligjore janë të respektuara. Jo vetëm ato të detyrueshme, por edhe kanalet e furnizimit garantojnë mosndërprerje, pasi tregtarët kanë kontrata afatgjata që nuk lidhen me Kanalin e Hormuzit”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj shtoi se shqetësimi i dytë lidhet me çmimet duke theksuar se po analizohet situata e çmimeve në tërësi me qëllim garantimin që nuk do të ketë abuzime, si në tregun e karburanteve ashtu edhe në atë të ushqimeve.
“Bursat ndërkombëtare, që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme. Në shkurt, mesatarja e çmimit të bursës së karburanteve ishte rreth 700 dollarë, ndërsa ditët e fundit ka arritur deri në 1200 dollarë, një luhatje rreth 40%. Çmimet në Tiranë dhe në Shqipëri nuk kanë pasur një rritje më të madhe se 10–15%”, vijoi Ibrahimaj duke u ndalur te eksperiencat e krizave të mëparshme lidhur me çmimet që çuan në krijimin e Bordit të Transparencës.
“Gjykojmë që nuk jemi ende në kushtet për ta ngritur atë bord, ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse do të shohim luhatje dhe abuzime në marzhet e fitimit, do të ndërhyjmë, pasi qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit. Nga dita në ditë kemi ngritur një ekip ndërmjet tri ministrive, ku monitorojmë çmimin e zhdoganimit, i cili përbëhet nga çmimi i bursës, taksat dhe TVSH-ja, si dhe çmimin në tregun e pakicës”, theksoi ajo.
“Ky çmim ka qenë mesatarisht rreth 8.5%, një marzh i kontrolluar dhe më i ulët se marzhi normal i operimit që aplikojnë kompanitë. Kemi arritur të mbajmë një marzh të kontrolluar, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos reflektohet në rritje të fitimeve të kompanive. Po monitorojmë çdo ditë edhe furnizimin me ushqime dhe çmimet e produkteve kryesore të shportës. Kemi identifikuar rreth 70% të produkteve që po monitorohen dhe nuk ka pasur luhatje të shkaktuara nga sjellje abuzive”, tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj shtoi se propozimet e shoqatave të hidrokarbureve lidhur me situatën ka qenë ndryshimi i strukturës së taksave.
“Propozimet e shoqatave kanë qenë të lidhura me taksën e qarkullimit, e cila në modelin shqiptar aplikohet për litër. Arsyeja pse kjo taksë aplikohet për litër është parimi që kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa të ndryshme, si kufizimi i eksporteve të karburanteve apo reduktime të taksave”, pohoi Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se “me normën aktuale të rritjes së çmimeve, nuk jemi në situatën për të ndërhyrë në nivelin e taksimit”.
“Një tjetër element është ndikimi që këto çmime kanë në kursin e këmbimit, i cili ka qenë i stabilizuar si për euron ashtu edhe për dollarin. Ajo që dua të garantoj është se jemi në monitorim të përditshëm dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe në komunikim me publikun”, përfundoi Ibrahimaj.
Vëzhgimi, nafta në kufitin 200 lekë për litër - Tregu i kryeqytetit e ndjek me vonesë tendencën e çmimeve
Çmimi i hidrokarbureve ka shënuar sërish rritje. Këtë të mërkurë, një litër naftë është stregtuar me çmimin nga 199 lekë, deri në 202 lekë. Autoritetet kanë......
Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz!
Kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të naftës në vend se për momentin nuk është parë e arsyeshme të ngrihet një bord për caktimin e çmimit të këtij......
Shitjet nga tregtia me pakicë u rritën me 6.2% në fund të 2025-ës/ Ndikimi kryesor erdhi nga artikujt jo-ushqimorë dhe hidrokarburet
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke......
Bizneset shqiptare e shohin BE-në si motor të ri rritjeje - Industria përpunuese, bujqësia dhe tregtia presin mundësi të reja eksporti
Bizneset eksportuese shprehen shumë optimiste për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pasi mendojnë se do të ketë një ndikim pozitiv në ecurinë e......
Biznesi i Kosovës mirëpret fundin e “bllokadës” nga BE - “Heqja e masave financiare zhvillim pozitiv për ekonominë”
Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas......
Punësimi 2025, bizneset paguan 64 milion lekë gjoba - Inspektoriati i Punës shton kontrollet, 28% më shumë penalizime
Raporti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2025 pasqyron një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese, duke reflektuar një fokus më......
Bastet sportive online nën kontroll më të rreptë - Standarde të reja, detyrim identifikimi për lojtarët
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për......
Ndryshimet në çmimet e apartamenteve në Shqipëri/ Qytetet bregdetare dhe Tirana kryesojnë, Durrësi destinacion investimi
Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe......


