Punësimi 2025, bizneset paguan 64 milion lekë gjoba - Inspektoriati i Punës shton kontrollet, 28% më shumë penalizime

Raporti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2025 pasqyron një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese, duke reflektuar një fokus më të fortë në zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve.
Gjatë vitit 2025 janë vendosur 268 gjoba për 285 shkelje të dispozitave ligjore, duke reflektuar raste ku ndaj një subjekti janë konstatuar më shumë se një shkelje. Në total, këto gjoba kapin vlerën 64,584,000 lekë, duke shënuar një rritje prej 28% në numër dhe 20% në vlerë krahasuar me vitin 2024. Nga këto, 45% e gjobave janë ekzekutuar, me pritshmëri për rritje pas përfundimit të procedurave administrative dhe gjyqësore.
Sa i përket shpërndarjes sipas rajoneve, rajoni i Tiranës kryeson me 126 gjoba, me një vlerë totale prej rreth 23.3 milionë lekësh, duke u renditur i pari si për numrin ashtu edhe për vlerën e tyre. Më pas renditet rajoni i Shkodrës, me vlerën e dytë më të lartë të gjobave, që arrin në 15.2 milionë lekë, edhe pse janë vendosur vetëm 23 gjoba.
Në vendin e tretë është rajoni i Vlorës, me një vlerë prej 9.7 milionë lekësh, ndërkohë që në total janë vendosur 34 gjoba.
Por cilat janë të dhënat kryesore të raportit për vitin 2025?
Në periudhën janar–dhjetor janë inspektuar 9,532 subjekte. Ndërkohë, 8,086 subjekte mbi bazë risku janë inspektuar në total. Sa i përket subjekteve të reja, 19,679 janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga legjislacioni i punës. Inspektimet për shkak ankese janë 40% më shumë krahasuar me vitin 2024, ku 70% e tyre kanë qenë në favor të punëmarrësve, duke arritur në 963 raste në total. Ndërkohë, janë regjistruar 132% më shumë paralajmërime, duke arritur në 4,192 në total. Sa i përket masave të pezullimit, ato kanë arritur në 1,269 në total për vitin 2025.
Bastet sportive online nën kontroll më të rreptë - Standarde të reja, detyrim identifikimi për lojtarët
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për......
Ndryshimet në çmimet e apartamenteve në Shqipëri/ Qytetet bregdetare dhe Tirana kryesojnë, Durrësi destinacion investimi
Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe......
Skemat e reja të kreditimit për bizneset - Aksesi në financë u rrit në 2025, por jo mbështetja për gratë sipërmarrëse
Aksesi në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme rezulton të jetë përmirësuar gjatë 2025, megjithatë përthithja dhe vlera e produkteve kushtuar......
Karburantet ndryshuan drejtim, bien importet - Janar-shkurt 2025/ U importua më pak kafe dhe birrë, rritet duhani
Viti 2026 ka nisur me rënie të sasisë së karburantit të importuar dhe që ka shkuar për konsum. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për......
Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin
Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit. Në kuadër të......
Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?
Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë......
Kursi i këmbimit/ Paqëndrueshmëri për Dollarin amerikan. Forcohet Paundi britanik
Dollari amerikan e ka nisur ditën në paqëndrueshmëri duke regjistruar luhatje të kuotës nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe......
Prodhuesit e naftës në kërkim të rrugëve alternative - Irani mban mbyllur transportet nga Ngushtica e Hormuzit
Irani vazhdon të mbajë peng pothuaj të gjitha transportet detare përmes Ngushticës së Hormuzit, pika e kalimit për rreth 20% të furnizimeve globale me naftë......


