Shqipëria Postuar më 18 Mars 2026, 10:05

Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin

Nga Elisabeta Dosku

Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë

Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit.

Në kuadër të planit operacional për monitorimin e tregut të produkteve energjetike, pas aksionit në Elbasan, Administrata Tatimore dhe Administrata Doganore vijuan kontrollet në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Korçë dhe Pogradec.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se gjatë verifikimeve u konstatuan shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, ndërsa dokumentacioni jotatimor i gjetur në këto subjekte u sekuestrua për vijimin e hetimeve dhe referimin e rasteve në organet e drejtësisë.

Ndërsa bëhet me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin me fokus parandalimin e abuzimeve me çmimet e karburanteve dhe formalizimin e sektorit të hidrokarbureve.

Task Forca e përbashkët për këtë qëllim u ngrit 13 mars dhe do të jetë në terren deri më datën 30 Qershor 2026.

Kontrollet do të ushtrohen në të gjithë territorin e vendit mbi bazën e analizës së riskut, fokusuar më shumë tek subjektet që ushtojnë aktivitet në tregtimin me pakicë të karburanteve.

Por çfarë do të kontrollohet konkretisht?

Gjatë kontrolleve do të verifikohet përputhshmëria e sasisë së karburantit të furnizuar dhe të shitur; Origjina e produktit; Fiskalizimi i shitjeve; përputhshmëria e çmimeve të afishuara me faturat fiskale si dhe regjistrimi i punonjësve.

Ky kontroll synon formalizmin e tregut të karburanteve dhe garantimin e transparencës në zbatim të ligjit dhe mbrojtëse së qytetarëve nga abuzimet me çmimet e karburanteve.

Kjo Taks Forcë u ngrit si një instrument kontrolli nxitur nga rritja e çmimit të karburanteve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një moment ku mund të ndodhin abuzime të shumta duke mos reflektuar çmimet reale të bursës dhe duke shkaktuar kosto të larta dhe të padrejta për qytetarët shqiptarë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat