Vëzhgimi, nafta në kufitin 200 lekë për litër - Tregu i kryeqytetit e ndjek me vonesë tendencën e çmimeve

Çmimi i hidrokarbureve ka shënuar sërish rritje. Këtë të mërkurë, një litër naftë është stregtuar me çmimin nga 199 lekë, deri në 202 lekë. Autoritetet kanë ngritur një task forcë të posaçme për të monitoruar tregun, ndërsa pikat e karburanteve reflektojnë në mënyrë të menjëhershme ndryshimet në tregjet globale.
Çmimi i naftës filloi të rritej menjëherë, pasi Irani vendosi të mbyllte ngushticën e Hormuzit, e cila është një pikë tregtare kyçe. Më 10 mars, nafta arriti një çmim prej 198 lekë/litër dhe disa ditë më vonë u ul në 193 lekë/litër, si pasojë e uljes së çmimit të tregjet ndërkombëtare. Ndërkaq, së fundmi ka pësuar sërish një rritje të konsiderueshme, duke u tregtuar mesatarisht me 199 lekë/litër.
Megjithatë, në tregjet globale, këtë të mërkurë çmimet kanë shënuar një rënie të lehtë megjithëse mbeten mbi pragun e 100 dollarëve për fuçi, në një treg të tensionuar nga zhvillimet gjeopolitike.
Rënia vjen pasi Iraku rifilloi eksportet e naftës përmes tubacionit drejt portit turk të Ceyhan, duke sjellë një lehtësim të kufizuar në furnizim.
Task Forca ka në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë. Po ashtu do të monitorohen edhe marzhet e fitimit të kompanive për të garantuar që me çmimet nuk abuzohet.
Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz!
Kryeministri Edi Rama u tha furnizuesve të naftës në vend se për momentin nuk është parë e arsyeshme të ngrihet një bord për caktimin e çmimit të këtij......
Shitjet nga tregtia me pakicë u rritën me 6.2% në fund të 2025-ës/ Ndikimi kryesor erdhi nga artikujt jo-ushqimorë dhe hidrokarburet
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një ecuri pozitive gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, duke......
Bizneset shqiptare e shohin BE-në si motor të ri rritjeje - Industria përpunuese, bujqësia dhe tregtia presin mundësi të reja eksporti
Bizneset eksportuese shprehen shumë optimiste për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pasi mendojnë se do të ketë një ndikim pozitiv në ecurinë e......
Biznesi i Kosovës mirëpret fundin e “bllokadës” nga BE - “Heqja e masave financiare zhvillim pozitiv për ekonominë”
Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas......
Punësimi 2025, bizneset paguan 64 milion lekë gjoba - Inspektoriati i Punës shton kontrollet, 28% më shumë penalizime
Raporti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2025 pasqyron një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese, duke reflektuar një fokus më......
Bastet sportive online nën kontroll më të rreptë - Standarde të reja, detyrim identifikimi për lojtarët
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për......
Ndryshimet në çmimet e apartamenteve në Shqipëri/ Qytetet bregdetare dhe Tirana kryesojnë, Durrësi destinacion investimi
Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe......
Skemat e reja të kreditimit për bizneset - Aksesi në financë u rrit në 2025, por jo mbështetja për gratë sipërmarrëse
Aksesi në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme rezulton të jetë përmirësuar gjatë 2025, megjithatë përthithja dhe vlera e produkteve kushtuar......


