Bizneset shqiptare e shohin BE-në si motor të ri rritjeje - Industria përpunuese, bujqësia dhe tregtia presin mundësi të reja eksporti

Bizneset eksportuese shprehen shumë optimiste për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, pasi mendojnë se do të ketë një ndikim pozitiv në ecurinë e aktivitetit të tyre. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Këshilli i Investimeve, afërsisht 7 në 10 kompani e vlerësojnë pozitiv/shumë pozitiv anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa më optimistë shprehen eksportuesit, konkretisht bizneset me xhiro mbi 10 milion në sektorë si ndërtimi, bujqësia dhe industria përpunuese.
Gjithashtu, bizneset më të informuara mbi procesin e anëtarësimit janë ato eksportuese, kompanitë e mëdha me mbi 8 milion lekë xhiro dhe sektorët TIK, industria përpunuese dhe shërbimet.
Bizneset në sektorin e tregtisë, industrisë dhe bujqësisë, presin që të kenë më shumë mundësi eksporti, pra zgjerim tregu të produktit të tyre pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Çfarë përfitimesh të tjera presin bizneset nga anëtarësimi?
Përmirësim i standardeve dhe cilësisë, rritje e konkurrencës së ndershme dhe qasje më e lehtë në tregjet e BE-së janë përfitimet kryesore që bizneset presin nga anetarësimi. Për sa i përket sfidave, burokracia dhe procedurat administrative, taksa dhe legjislacioni fiskal, si edhe cilësia e produkteve/standardet e prodhimit perceptohen si fushat ku do të jetë më e veshtirë përshtatja.
Nga ana tjetër, lidhur me pritshmëritë në nivel firme, 1 në 2 biznese ose 49% e tyre e shohin veten me rritje e zgjerim pas antarësimit në BE. Kryesisht, industria përpunuese, bujqësia, pyjet dhe peshkimi, transporti dhe magazinimi.
Biznesi i Kosovës mirëpret fundin e “bllokadës” nga BE - “Heqja e masave financiare zhvillim pozitiv për ekonominë”
Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka vlerësuar si një lajm shumë pozitiv vendimin e Komisionit Evropian për heqjen e masave financiare ndaj Kosovës. Sipas......
Punësimi 2025, bizneset paguan 64 milion lekë gjoba - Inspektoriati i Punës shton kontrollet, 28% më shumë penalizime
Raporti i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2025 pasqyron një rritje të ndjeshme të kontrolleve dhe masave ndëshkuese, duke reflektuar një fokus më......
Bastet sportive online nën kontroll më të rreptë - Standarde të reja, detyrim identifikimi për lojtarët
Bastet sportive online nuk do të mund të luhen nëse nuk hyni në sistem me kartë identiteti. Në Fletoren Zyrtare janë përcaktuar standardet teknike për......
Ndryshimet në çmimet e apartamenteve në Shqipëri/ Qytetet bregdetare dhe Tirana kryesojnë, Durrësi destinacion investimi
Tregu imobiliar në Shqipëri paraqet një panoramë të larmishme çmimesh, ku vlera e pronave ndryshon ndjeshëm në varësi të qytetit, pozicionit gjeografik dhe......
Skemat e reja të kreditimit për bizneset - Aksesi në financë u rrit në 2025, por jo mbështetja për gratë sipërmarrëse
Aksesi në financë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme rezulton të jetë përmirësuar gjatë 2025, megjithatë përthithja dhe vlera e produkteve kushtuar......
Karburantet ndryshuan drejtim, bien importet - Janar-shkurt 2025/ U importua më pak kafe dhe birrë, rritet duhani
Viti 2026 ka nisur me rënie të sasisë së karburantit të importuar dhe që ka shkuar për konsum. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për......
Taks Forca kontrolle në pikat e karburanteve - Në Korçë dhe Pogradec janë gjetur shkelje me dokumentacionin
Task Forca e ngritur për kontrollin e pikave me shumicë dhe pakicë të karburanteve po ushtron inspektim në të gjithë territorin e vendit. Në kuadër të......
Sigurimi i ushqimit, mes luftës dhe ndryshimit të klimës - Studimi: Sa të qëndrueshme janë sistemet ushqimore evropiane?
Ndërsa sfidat globale të ushqimit shtohen, edhe kombet më rezistente po duken të cenueshme, ndërsa bota nxiton të ushqejë një numër prej 10 miliardë......


