Shqipëria Postuar më 17 Prill 2026, 21:58

Guvernatori Sejko pjesë e tryezës së rrumbullakët rajonale për SEPA dhe TIPS Clone

Nga SCAN TV

Guvernatori Sejko pjesë e tryezës së rrumbullakët rajonale

Guvernatori Sejko mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi në zbatimin e SEPA-s dhe projektit TIPS Clone.

Gjatë diskutimit, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë po avancon në përmbushjen e kërkesave teknike për lidhjen me TIPS, ndërsa sektori bankar ka shprehur gatishmëri të lartë për t’u përfshirë në këtë sistem dhe procesi pritet të zhvillohet në mënyrë graduale.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve mbështetëse dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë rajonal, me qëllim përfitimin maksimal nga pagesat e menjëhershme dhe rritjen e ndërveprueshmërisë. Këto zhvillime janë thelbësore për modernizimin e tregut të pagesave dhe avancimin e agjendës “cashless”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat