Frutat tropikale erdhën më shumë dhe më lirë! - Çmimi mesatar për 3-mujorin e parë të vitit 2025 ishte 81.4 lekë/kg
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, në Shqipëri u importuan rreth 8,100 ton fruta tropikale. Pjesa më e madhe e këtyre produkteve ka ardhur nga vendet e Amerikës Latine, ndërsa një sasi më e vogël është importuar edhe nga disa shtete të Afrikës, të cilat gjithashtu janë furnizues të rëndësishëm të frutave ekzotike në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, importet e frutave tropikale kanë shënuar një rritje prej 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera totale e këtyre importeve ka arritur në 660 milionë lekë. Në krahasim me vitin e kaluar, ku importuesit kanë paguar mesatarisht 81.4 lekë për kilogram frutash tropikale, shpenzimet janë më të ulëta, megjithëse sasia e importeve është rritur.
Ky trend i rritjes së importeve të frutave ekzotike nga Amerika Latine dhe Afrika është vërejtur edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas INSTAT, Shqipëria ka importuar rreth 32,400 ton fruta tropikale gjatë vitit 2024, një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2023.
Ekuadori është vendi kryesor nga i cili Shqipëria importon fruta tropikale, ose rreth 75% të totalit. Pas Ekuadorit, ndodhen vende të tjera si Kosta Rika, Brazili, Argjentina dhe Tunizia.
Vlera totale e importeve të këtyre produkteve gjatë vitit të kaluar ka arritur në 2.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2023, kur importet ishin më të ulëta në sasi, vlera e importeve ishte më e lartë, duke arritur në 2.76 miliardë lekë.
Sondazh

“Ringrihen” bonot 12-mujore - Yeldi mesatar i ponderuar arriti 2,78% në ankandin e fundit
Norma e interesit e bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rritje tjetër. Në ankandin e fundit, yieldi mesatar i ponderuar arriti në......

Meta prezanton asistentin e ri të “IA” - Kompania sfidon rivalët me mjetet e reja inovatore
Meta, kompania mëmë e Facebook, ka prezantuar hapat e saj të ardhshëm në fushën e inteligjencës artificiale. Kreu Mark Zuckerberg u shfaq në skenë gjatë......

Transporti ajror “tërheq” më shumë turistë/ Regjistroi rritje me 9.1% në tremujorin e parë. Më pak preferojnë rrugët detare
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga e gjithë bota. INSTAT ka publikuar statistikat për transportin ajror dhe detar për tremujorin e parë të......

131 makina luksoze të sekuestruara - Nga Lamborghini te Rolls Royce, vlera e automjeteve llogaritet rreth 174 milionë lekë
Nga viti 2018 deri në 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka sekuestruar gjithsej 131 automjete, kamionë,......

Evropa “vuan” varësinë teknologjike nga Kina - Regjistroi 9.8 miliardë euro deficit me Pekinin për mikroçipet
Audituesit e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se blloku është i varur në mënyrë të rrezikshme nga Kina për mikroçipet kryesore që furnizojnë me energji......

Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi - Duke nisur nga 1 maji për shtetasit e të dy vendeve
Duke nisur nga dita e nesërme 1 maj rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për......

Stresi në punë “përkthehet” në kosto - Pasojat në shëndetin mendor i kushtojnë BE-së mbi 100 mld euro në vit
Kostoja e stresit të lidhur me punën në Bashkimin Evropian shkon më shumë se 100 miliardë euro në vit, sipas një studimi të publikuar nga Instituti Evropian......

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025-2026 - Kur nis mësimi dhe kur do të zhvillohen provimet kombëtare?
Struktura e vitit shkollor 2025- 2026 në sistemin arsimor parauniversitar është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, në arsimin bazë viti mësimor......