Bota Postuar më 30 Prill 2025, 12:30

Meta prezanton asistentin e ri të “IA” - Kompania sfidon rivalët me mjetet e reja inovatore

Nga Kristi Ceta

Meta prezanton asistentin e ri të “IA” - Kompania sfidon

Meta, kompania mëmë e Facebook, ka prezantuar hapat e saj të ardhshëm në fushën e inteligjencës artificiale. Kreu Mark Zuckerberg u shfaq në skenë gjatë konferencës së parë të kompanisë në Kaliforni për zhvilluesit e inteligjencës artificiale.

Ai zbuloi një ndërfaqe të re programimi aplikacionesh, ose API, e cila u lejon programuesve të ndërtojnë më lehtë produkte të inteligjencës artificiale, duke përdorur modelin Llama të Meta-s.

Zuckerberg tha se ata do të jenë në gjendje të personalizojnë dhe integrojnë pjesët më të mira të chatbot-ëve rivalë. "Pra, nëse një model tjetër si DeepSeek është më i mirë, nëse Qwen është më i mirë në diçka, atëherë tani si zhvillues, ju keni mundësinë të merrni pjesët më të mira të inteligjencës nga modelet e ndryshme dhe të prodhoni pikërisht atë që ju nevojitet."

Meta nuk tha se sa do të kushtonte mjeti i ri, që aktualisht është i disponueshëm për klientë të zgjedhur. Rivali OpenAI, krijuesi i ChatGPT, siguron pjesën më të madhe të të ardhurave të tij nga ndërfaqe të tilla.

Meta gjithashtu lançoi një aplikacion të ri të që do të shërbejë si asistent i inteligjencës artificiale. Drejtori i Produkteve Chris Cox tha se një përparësi ishte që bot-i i ri të tingëllonte natyrshëm:

“Ne ishim shumë të përqendruar në përvojën e zërit, ndërfaqen më natyrale të mundshme, kështu që u përqendruam shumë në vonesën e ulët dhe zërin shumë ekspresiv. Përvoja është e personalizuar, kështu që ju mund të lidhni llogaritë tuaja në Facebook e Instagram dhe asistenti do të ketë një ide të përafërt të interesave tuaja, bazuar në historikun tuaj të ndërveprimit.”

Reuters ka raportuar më parë se Meta planifikon të testojë një shërbim abonimi me pagesë për chatbot-in e saj të inteligjencës artificiale në tremujorin e dytë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat