Shqipëria Postuar më 30 Prill 2025, 11:31

131 makina luksoze të sekuestruara - Nga Lamborghini te Rolls Royce, vlera e automjeteve llogaritet rreth 174 milionë lekë

Nga Ledina Elezi

131 makina luksoze të sekuestruara - Nga Lamborghini te Rolls Royce, vlera

Nga viti 2018 deri në 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka sekuestruar gjithsej 131 automjete, kamionë, autobuzë, furgonë, motorë e deri te rimorkiot, gomonet, skafet dhe anijet. Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi një katalog ku jepen të dhëna të detajuara mbi llojin e pasurive të luajtshme dhe vlerën e tyre.

Me përjashtim të 2 mjeteve për të cilat nuk jepet vlera, 129 mjetet e tjera të sekuestruara kanë një vlerë totale prej 174 milionë lekësh. Një pjesë e konsiderueshme e sekuestrimeve rezultojnë makina luksoze si Lamborghini Huracan, Maserati Ghibli, Rolls Royce Phantom, foristradë Audi, Lexus, Range ose Land Rover. Megjithatë, nuk mungojnë as makina të markave Mercedes Benz, BMW, Volkswagen, Volkswagen Golf, Toyota Yaris, Renault, Volvo, Fiat Punto dhe të tjera.

Një numër më i vogël mjetesh janë të amortizuara dhe nuk janë në gjendje për ripërdorim.

Sipas burimeve nga Agjencia, në vitin 2018 janë marrë vetëm 2 vendime sekuestrimi, në 2021 dhe 2022 raportohen disa vendime të tjera, ndërsa viti 2023 dhe 2024 rezultojnë me numrin më të madh të vendimeve të sekuestrimeve dhe konfiskimeve.

Ndërkohë, sipas raportit vjetor të këtij institucioni, vetëm gjatë vitit 2024 rezulton të jenë sekuestruar 63 asete të luajtshme, automjete, mjete motorike dhe vetëm 12 janë konfiskuar. Gjithsej, rreth 125 pasuri të luajtshme të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë.

Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi edhe 2 katalogë të tjerë me numrin dhe karakteristikat e pasurive të paluajtshme të sekuestruara dhe konfikskuara.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara merr në dorëzim nga Policia e Shtetit dhe administron pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga grupet e krimit, apo persona të tjerë. Këto pasuri të cilat kalojnë në duart e shtetit, Agjencia ka si objektiv shitjen ose tjetërsimin e pasurive që nuk mund të përdoren, ose ato që humbasin vlerën me kalimin e kohës.

Sondazh

Poll
Shqipëria 30 Prill Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj negativisht pasi ka pësuar në mënyrë të vazhdueshme zbritje të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 86.1 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat