Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat
Në Tiranë u zhvillua forumi më i madh i investimeve Shq1ipëri-Turqi, ku morrën pjesë mbi 1500 persona, ku përfshihen mbi 500 investitorë turq, por edhe investitorë nga rajoni. Në këtë forum, fokus mbetet zhvillimi ekonomik dhe i shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve Shqipëri-Turqi, dhe nga ana tjetër fokus potencial mbeten 4 sektorë, si ndërtimi, turizmi, bujqësia gjithashtu dhe teknologjia.
Në fjalën e saj zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, theksoi se Shqipëria është një vend me potencial të lartë investimi, dhe se është një vend që aplikohen lehtësira fiskale.
“Ne jemi një vend me kuadër fiskal ndër më të favorshmit, me përfitime shtesë për të gjithë investitorët e huaj apo sektorë të rinj si turizmi, energjia, teknologjia, bujqësia dhe industria, ku aplikohen përjashtime nga taksat dhe lehtësira të tjera tatimore në Europë, me përfitime shtesë për investitorët e huaj. Shqipëria aplikon 5% taksë mbi fitimin ose përjashtim 15-vjeçar nga taksat për bizneset e shtrira në parqe teknologjike apo ato shkencore. Në bujqësi dhe agroturizëm aplikohet 5% tatim, të paktën deri në vitin 2029. Industria automotive përsëri 5% fitim deri në fund të 2029. Turizmi është një sektor ku, me shumë përpjekje, ne po ecim në hapat që Turqia ka hedhur 20 vite përpara nesh, duke tërhequr marka elitare dhe duke inkurajuar brendet dhe emrat më të mëdhenj të botës. Për të gjithë ata sipërmarrës që duan të replikojnë këtë histori biznesi, duke sjellë brende me 4 apo 5 yje, përjashtohen 10 vite nga tatimi dhe taksat vendore. Kinematografia pjesë e një tjetër procesi gjithmonë edhe më të fuqishëm të Turqisë moderne, apo fondet e pensioneve janë të përjashtuara plotësisht nga taksat. Më kujtohet një blog i cili tregonte se disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi janë pjesë e atij komuniteti prej 5 milionë qytetarësh që kanë një prejardhje apo origjinë nga toka shqiptare. I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri, Bihteri e pikëlluar nga pasioni i humbur, apo shokët e Sulejmanit të Madhërishëm të flasin shqip.”
Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, theksoi se Shqipëria është bërë gjithnjë e më shumë tërheqëse për investitorët e huaj.
“Shqipëria është bërë gjithnjë e më shumë më tërheqëse për investitorët e huaj dhe në 6 mujorin e parë të vitit 2025, arriti një nivel rekord të flukseve duke arritur një 759 milionë eurosh. Ky është dhe fluksi më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një periudhë 6 mujore.”
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, e konsideron Shqipërinë si fqinje zemre e Turqisë, edhe pse mes dy shteteve nuk ka kufij tokësorë.
“Edhe pse nuk e kemi një kufi tokësor, Shqipërinë e konsiderojmë si fqinjën të zemrës sonë. Marrëdhëniet tonakanë një histori të lashtë dhe të lavdishme që shkon përtej 6 shekujve.

Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime......

“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......

Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......

“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes......

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme
Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë. Kjo kompani është një nga......

Si do të transformohet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”? - Rreth 14 mijë metër katror dhe 6000 vende. Fusha stërvitore dhe hapësira rekreative
“Vendi i parë është MVRDV”, projekti i studios arkitekturore holandeze është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......