“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes inteligjencës artificiale”. Gjithçka është bërë me dije nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë konferencës rajonale mbi Digjitalizimin e Proceseve Zgjedhore, por sipas tij për momentin kjo metodë vetëm do të testohet.
“Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, - tha Celibashi.
Ai u ndal dhe te degjitalizimi i proceseve të tjera, sikur është identifikimi apo votimi elektronik, që sipas tij kanë rritur efikasitetin në administrimin e proceseve zgjedhore. Ndërkaq, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato theksoi rëndësinë që kanë proceset e digjitalizimin në drejtim të transparencës dhe proceseve demokratike zgjedhore.
“Mirëqenia digjitale është qendrore sa i përket axhendës së refromave. Do të thotë, për t’u siguruar që fushata online, reklama politike, përdorimi i të dhënave janë transparente, të verifikueshme dhe objekt i monitorimit të pavaruar. Reforma zgjedhore dhe digjitale janë pjesë e angazhimeve që ka marrë Shqipëria për t’u bërë shtet anëtar, pjesë e Grupkapitullit I - Çështjet Themelore dhe kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, që theksojnë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, qeverisjen, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve”, - tha Gonzato.
Gjatë konferencës u theksua domosdoshmëria që autoritetet zgjedhore të zhvillojnë mekanizma bashkëpunues midis autoriteteve evropiane për t’iu përgjigjur kërcënimeve dixhitale, që mund të vijnë në këtë drejtim. Konferenca u organizua nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme
Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë. Kjo kompani është një nga......

Si do të transformohet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”? - Rreth 14 mijë metër katror dhe 6000 vende. Fusha stërvitore dhe hapësira rekreative
“Vendi i parë është MVRDV”, projekti i studios arkitekturore holandeze është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025 - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande me 4-5 yje do të përfitojnë lehtësira
Ka nisur në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Në nisje të këtij eventi, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore!
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë......

Cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri? - Udhëzimi i ri/ Bashkitë, detyrim të identifikojnë territoret me potencial
Qeveria ka miratuar udhëzimin e ri që përcakton në detaje procedurat për identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit në territorin e bashkive. Ky......

Greqia, 153 mln euro për fermerët - BE shpërndan subvencione për të forcuar sektorin e bujqësisë
Autoriteti grek për pagesat bujqësore (OPEKEPE) ka shpërndarë 153 milionë euro ndihmë bujqësore nga Bashkimi Evropian që prej muajit shtator, bëri të ditur......