Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të cilës i është hapur drita jeshile nga udhëzimi tashmë në fuqi për përcaktimin e zonave prioritare të zhvillimit.
“Paketa e Maleve” synon të tërheqë investime për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona malore me përparësi të veçantë me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës.
Ligji i cili ka hyrë në fuqi në qershor të këtij viti, jep mundësinë e kalimit të pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro të këtyre pasurive të paluajtshme shtetërore, të cilat rezultojnë të jenë në posedim faktik të poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimi.
Në këtë rast, posedues jo pronarë, quhen ata individë të cilët ushtrojnë posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj.
Për këtë, subjekti paraqet dokumentacion provues, por megjithatë mungesa e dokumentacionit nuk pengon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe merret i mirëqenë deklarimi i subjektit për sa kohë nuk paraqiten prova nga të tretët për të kundërtën gjatë afishimit publik dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Po ashtu, do të konsiderohen posedues jopronarë edhe ata persona fizikë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë, për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie, sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi.
Tashmë që ka hyrë në fuqi udhëzimi i cili përcakton zonat me përparësi zhvillimi, subjektet duhet të paraqesin kërkesë pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar. Dhe më pas institucionet vendore verifikojnë kërkesën për miratimin apo jo të saj. Në rast miratimi, procedura kalon në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, për marrjen e lejes së zhvillimit. Dhe në fund bëhet kërkesa për blerje pranë ministrisë përgjegjëse dhe kontrata e shitjes.
Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare: përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme; përjashtim nga TVSH-ja; përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat. Gjithashtu do të kenë përparësi në përfitimin e granteve, kryesisht për projekte agroturistike dhe përpunuese.

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme
Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë. Kjo kompani është një nga......

Si do të transformohet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”? - Rreth 14 mijë metër katror dhe 6000 vende. Fusha stërvitore dhe hapësira rekreative
“Vendi i parë është MVRDV”, projekti i studios arkitekturore holandeze është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025 - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande me 4-5 yje do të përfitojnë lehtësira
Ka nisur në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Në nisje të këtij eventi, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Salla pret ambasadorin e Italisë: Thellim i bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural dhe sigurisë ushqimore!
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, priti në një takim miqësor ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Gjatë......

Cilat do të jenë zonat prioritare për zhvillim në Shqipëri? - Udhëzimi i ri/ Bashkitë, detyrim të identifikojnë territoret me potencial
Qeveria ka miratuar udhëzimin e ri që përcakton në detaje procedurat për identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit në territorin e bashkive. Ky......

Greqia, 153 mln euro për fermerët - BE shpërndan subvencione për të forcuar sektorin e bujqësisë
Autoriteti grek për pagesat bujqësore (OPEKEPE) ka shpërndarë 153 milionë euro ndihmë bujqësore nga Bashkimi Evropian që prej muajit shtator, bëri të ditur......

Rezervat e bankave qendrore - Cilat shtete janë më të përgatitura ndaj krizave ekonomike?
Rezervat e bankave qendrore konsiderohen thelbësore për stabilitetin ekonomik global, pasi ato i ndihmojnë vendet të përmbushin detyrimet e tyre të bilancit......