Rezervat e bankave qendrore - Cilat shtete janë më të përgatitura ndaj krizave ekonomike?
Rezervat e bankave qendrore konsiderohen thelbësore për stabilitetin ekonomik global, pasi ato i ndihmojnë vendet të përmbushin detyrimet e tyre të bilancit të pagesave dhe shërbejnë si një mbrojtje kundër goditjeve ekonomike ose gjeopolitike.
Dhjetë vendet me rezervat më të mëdha, së bashku mbajnë 9.4 trilionë dollarë në monedha dhe ar, më shumë se 60% të totalit botëror. Të dhënat e The World Factbook tregojnë vlerat e rezervave të mbajtura nga bankat qendrore të botës deri në fund të vitit 2024.
Kina kryeson renditjen me 3.5 trilion dollarë rezerva valutore dhe ari, shumë më tepër se çdo vend tjetër. Sipas analistëve, ky është rezultat i suficiteve tregtare të Kinës, pasi më shumë valutë e huaj po hyn në vend sesa po del jashtë. Për të parandaluar vlerësimin e shpejtë të juanit, Banka Popullore e Kinës ndërhyn në tregun e këmbimit valutor dhe blen valuta të tjera, duke rritur kështu ofertën monetare dhe duke nxitur potencialisht inflacionin. Për të kundërshtuar këto presione inflacioniste, Kina përdor një strategji të njohur si sterilizim, që nënkupton zbatimin e masave monetare të kundërta me ndërhyrjen fillestare.
Në vendin e dytë renditet Japonia me 1.2 trilionë dollarë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara (910 miliardë). Surprizon Zvicra, që renditet e katërta, me 909 miliardë dollarë rezerva.
Pas krizës financiare globale të vitit 2008, kërkesa për frangën zvicerane u rrit ndjeshëm, pasi monedha shihej si një strehë e sigurt. Kjo çoi në një presion të fortë për të forcuar frangën. Për të parandaluar deflacionin dhe forcimin e tepërt të monedhës, Banka Kombëtare Zvicerane bleu sasi të mëdha valutash të huaja, që ngadalësuan rritjen e frangës, por rritën ndjeshëm rezervat valutore.
Në vendin e pestë gjejmë Indinë (643 miliardë dollarë), që ndiqet nga Rusia, Arabia Saudite, Hong Kongu dhe Koreja e Jugut. Ndërsa Singapori mbyll dhjetëshen e parë me 383 miliardë dollarë rezerva.

Sa rëndësi ka Turqia si partner ekonomik për Shqipërinë? Shkëmbimet tregtare prekën vlerën e 1.2 miliardë dollarëve në vitin 2024
Marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë janë forcuar ndjeshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke e shndërruar Turqinë në një nga partnerët më të......

Turqia “pushton” Shqipërinë me investime/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është katërfishuar
Turqia është bërë vitet e fundit një nga investitorët kryesorë në vendin tonë duke zbritur nga “froni” Holandën apo Italinë. Në gjashtë muajt e parë të vitit......

Sa peshë kanë vendet e BE-së në tregtinë Shqiptare? Në vitin 2025 janë shkëmbyer deri më tani rreth 472 miliardë lekë mallra
Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, megjithëse gjatë vitit 2025 është regjistruar një rënie e lehtë në peshën e......

Tregtia e energjisë në Evropë - Cilat shtete importojnë dhe cilat eksportojnë më shumë?
Bashkimi Evropian ka nisur të forcojë lidhjet energjetike midis vendeve anëtare për të përballuar sfidat e reja të sigurisë dhe klimës. Qasja e bashkuar e......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të premte të jetë i paqëndrueshëm duke regjistruar një zbritje të kuotës teksa është blerë sot me 82.1 lekë dhe është......

Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që......

“Borxhi global, mbi 100% të PBB-së deri në 2029” - FMN: Pritet të arrijë nivelin më të lartë që nga viti 1948
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se borxhi publik global pritet të tejkalojë 100% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) botëror deri në vitin 2029,......

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë - Tejkalon Kinën dhe forcon pozicionin gjeopolitik në Azi
India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur......