AKSHI: Shërbimet në “e-Albania” për qytetarët e bizneset janë falas
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se në vijim të publikimeve në disa media, të lajmit se “bizneset do të paguajnë për çdo transaksion në e-Albania”, nuk është i saktë.
Në një sqarim publik, AKSHI bën me dije se shërbimet elektronike të portalit qeveritar e-Albania vijojnë të mbeten falas për qytetarët dhe bizneset në përdorimin e tyre të zakonshëm, përveç rasteve kur ato kanë një tarifë të përcaktuar nga baza ligjore në fuqi e institucionit ofrues të shërbimit.
Sipas AKSHI-t, tarifat e përcaktuara në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhen vetëm me subjektet private që dëshirojnë të ndërveprojnë teknikisht me regjistrat elektronikë, bazat e të dhënave shtetërore, pra për ato palë që kërkojnë të integrojnë sistemet e tyre elektronike me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit (GG) për shkëmbim të të dhënave në kohë reale.
“Këto tarifa nuk aplikohen për përdoruesit e zakonshëm të portalit, por vetëm për subjektet që përdorin funksionalitete teknike të avancuara, të dedikuara për ndërveprim ndërmjet sistemeve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, AKSHI sqaron se tarifat për shërbimin e nënshkrimit elektronik dhe vulës elektronike nuk kanë ndryshuar.
Sipas AKSHI-t është shtuar një shërbim i ri i nënshkrimit elektronik për qytetarët, i cili u mundëson atyre ulje të ndjeshme të kostove financiare. Pajisja me këtë nënshkrim është vullnetare.
AKSHI njofton se përmes këtij shërbimi, shumë veprime që më parë kërkonin shërbime noteriale apo prezencë fizike, si nënshkrimi i kontratave, deklaratave apo autorizimeve, tashmë mund të realizohen plotësisht online, me fuqi të barabartë ligjore.
“Kjo shmang pagesat noteriale, udhëtimet dhe shpenzimet e tjera që lidhen me dokumentet fizike”, thuhet në njoftim.
AKSHI njofton se shërbimet e para që do të ofrohen së shpejti si “shërbime të besuara”, ku qytetarët do të përdorin nënshkrimin elektronik, janë prokura e posaçme, deklarata noteriale, nëpërmjet të cilës njëri nga prindërit autorizon prindin tjetër (ose të dy prindërit një familjar) të shoqërojë të miturin nën 16 vjeç për të udhëtuar jashtë territorit të Shqipërisë.

Paraja në qarkullim arrin rekord në gusht - BSH: Rreth 4.7 miliardë euro gjenden jashtë bankave, rritje me 11.8%
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 930.9 miliardë lekësh në muajin gusht, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Rritet numri i tatimpaguesve në Shqipëri - Tatimi në burim, 7,491 të regjistruar më shumë vetëm në Gusht
Numri i tatimpaguesve të regjistruar në vend ka pësuar një rritje të dukshme gjatë muajit gushtit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.......

Sistemi i pagesave të shpejta, nga 2026 në Shqipëri - Rinënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit. Tashmë, pjesë edhe Maqedonia e Veriut
Është rinënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në Ballkanin Perëndimor, tashmë duke përfshirë edhe Maqedoninë......

“Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët” / Balluku: Rruga e Kombit do jetë pa pagesë!
Të gjithë përdoruesit e rrugës, që do qarkullojnë të premten në “Rrugën e Kombit” nuk do të paguajnë tarifë. Lajmi u dha nga zëvendëskryeministrja dhe......

“Shkundet” lista e pagave të bizneseve - Antiinformaliteti, rritet tatimi i paguar. 631 milionë euro në 9 muaj
Lufta ndaj informalitetit e nisur prej një viti nga administrata tatimore fokusuar në nëndeklarimin e pagave dhe evazionin fiskal, ka rritur ndjeshëm të......

Ku t'i investoni paratë, në depozita apo tituj? - Normat e interesit, jo të favorshme. Obligacionet, të vetmet me kthime më të larta
Të zgjedhësh se ku t'i investosh paratë e tua, nuk është diçka e lehtë. Për të bërë zgjedhjen e duhur, nevojitet të analizohen normat e interesit dhe......

Shtëpitë në Portugali, më të mbivlerësuarat në BE - Turizmi dhe qiratë afatshkurtra “trondisin” tregun e banesave
Çmimet e banesave janë rritur ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe Portugalia renditet ndër vendet ku pronat janë më të......

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” - 6 skuadrat finaliste prezantuan projekt-idetë arkitekturore
Po zhvillohet në kryeqytet konkursi ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në këtë konkurs 6 skuadrat finaliste prezantuan për......