Sistemi i Hyrje-Daljes “huton” udhëtarët - Ngatërresat me ETIAS u hapin rrugën mashtrimeve “online”
Bashkimi Evropian nisi të zbatojë më 12 tetor sistemin e ri të Hyrje-Daljes (EES), pas disa vitesh zvarritje të procesit. Sipas këtij sistemi, 29 vendet që përbëjnë Zonën Shengen do të regjistrojnë të dhënat biometrike të të gjithë udhëtarëve jashtë BE-së, si fotografinë e fytyrës dhe shenjat e gishtave, sa herë që hyjnë ose dalin nga kufiri. Qëllimi i kësaj mase është të përmirësohet siguria, të identifikohen shkelësit e afateve të qëndrimit dhe të thjeshtohen procedurat e kontrollit kufitar.
Reforma prek si udhëtarët pa vizë, ashtu edhe ata me viza afatshkurtra. Gjatë hyrjes së parë, rojet kufitare do të mbledhin dhe ruajnë të dhënat për tre vjet, ndërsa në kalimet e mëvonshme procedura do të jetë më e shpejtë. Ata që kanë pasaportë biometrike do të mund të përdorin pajisje automatike të posaçme, që do të konfirmojnë të dhënat dhe do të llogarisin ditët e mbetura të qëndrimit. Për ata pa pasaportë biometrike, të dhënat do të mblidhen manualisht.
Për arsye sigurie, vetëm autoritetet përgjegjëse për kufijtë, vizat, emigracionin, policinë dhe Europolin do të kenë akses në të dhënat personale. Megjithatë, në kushte të rrepta, të dhënat mund të transferohen në vende të tjera (brenda ose jashtë BE-së) ose në organizata ndërkombëtare (si OKB, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin apo Kryqi i Kuq Ndërkombëtar), për qëllime rikthimi ose hetimesh.
Megjithatë, vendosja e këtij sistemi ka krijuar konfuzion me një skemë tjetër, ETIAS (Sistemi Evropian për Informacionin dhe Autorizimin e Udhëtimit), i cili ende nuk ka nisur zbatimin. ETIAS do të funksionojë si një autorizim udhëtimi për vizitorët nga vende që nuk kanë nevojë për vizë, si SHBA, dhe do të kushtojë 20 euro. Edhe pse nisja e tij është planifikuar për fundin e vitit 2026, dhjetëra faqe të rreme tashmë po ofrojnë këtë shërbim, duke përfituar nga padituria e udhëtarëve.
Shoqata britanike e udhëtimeve, ABTA, ka paralajmëruar se qytetarët që përpiqen të “aplikojnë” për ETIAS janë aktualisht në rrezik mashtrimi, si financiarisht ashtu edhe në aspektin e të dhënave personale. Disa përdorues të mashtruar kanë raportuar se kanë paguar shuma të konsiderueshme për “kompani” fiktive, që premtonin përshpejtimin e procedurave. Autoritetet e BE-së kanë sqaruar se askush nuk ka nevojë të aplikojë për momentin dhe se, kur të hyjë në fuqi ETIAS, do të ketë vetëm një faqe zyrtare të Komisionit Evropian për aplikimet.
Megjithëse Sistemi i Hyrje-Daljes ka nisur, jo të gjitha pikat kufitare dhe hyrëse janë aktivizuar. Mekanizmi pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026. Deri atëherë, vulosja tradicionale e pasaportave do të vazhdojë si zakonisht.

“Borxhi global, mbi 100% të PBB-së deri në 2029” - FMN: Pritet të arrijë nivelin më të lartë që nga viti 1948
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se borxhi publik global pritet të tejkalojë 100% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) botëror deri në vitin 2029,......

India, forca ushtarake ajrore e treta në botë - Tejkalon Kinën dhe forcon pozicionin gjeopolitik në Azi
India ka kaluar Kinën, duke u renditur si fuqia ushtarake ajrore e tretë më e madhe në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Kështu bën të ditur......

Rilindja e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”/ 6 skuadrat finaliste prezantuan projekt-idetë arkitekturore
“Vendi i parë është MVRDV”. Kjo është projekt-ideja arkitekturore e cila u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......

Polakët nuk i “ndahen” Shqipërisë/ Gushti solli rreth 40% më shumë vizitorë të huaj në vendin tonë
Muaji gusht, i cili përmbyll sezonin veror, ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT.......

AKSHI: Shërbimet në “e-Albania” për qytetarët e bizneset janë falas
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot se në vijim të publikimeve në disa media, të lajmit se “bizneset do të paguajnë për çdo......

Paraja në qarkullim arrin rekord në gusht - BSH: Rreth 4.7 miliardë euro gjenden jashtë bankave, rritje me 11.8%
Paraja që qarkullon në Shqipëri ka arritur një shifër rekord prej 930.9 miliardë lekësh në muajin gusht, ndërsa në një hark kohor prej 3 vitesh ka pësuar një......

Rritet numri i tatimpaguesve në Shqipëri - Tatimi në burim, 7,491 të regjistruar më shumë vetëm në Gusht
Numri i tatimpaguesve të regjistruar në vend ka pësuar një rritje të dukshme gjatë muajit gushtit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.......

Sistemi i pagesave të shpejta, nga 2026 në Shqipëri - Rinënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit. Tashmë, pjesë edhe Maqedonia e Veriut
Është rinënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në Ballkanin Perëndimor, tashmë duke përfshirë edhe Maqedoninë......