Shqipëria Postuar më 17 Tetor 2025, 10:56

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës

Nga Ernilda Luzi

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7

Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë lekë.

Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, nëpërmjet kompletimit të hidrovorit me pompa të reja zhytëse dhe atyre ekzistuese do të arihet aftësia e kapacitetit percjellës të hidrovorit, në mënyrë që të sigurohet mbajtja e niveleve të ujit në kanali i ujërave i qytetit të Vlorës në kuotat nën nivelet e përmbytjeve të banesave të qytetit.

Gjithashtu, do të ndërtohen portat e bllokimit të ujit në hyrje të hidrovorit, si dhe do të realizohen punimet e nevojshme për realizimin e tyre dhe i gjithë sistemimit në gjithë teritorin e hidrovorit.

Ndërkohë, hidrovori ekzistues ka pompa në gjendje pune, por që nuk përballojnë prurjet e ujit që përcjell kanali i ujërave i qytetit të Vlorës. Mosfunksionimi i pompave bën që nga reshjet më minimale, prurjet e ujit të kanalit të përmbytin lagjet e qytetit të Vlorës në zonën veriore të qytetit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa e biznese.

Nga ana tjetër, në hyrje të dhomave të hidrovorit ekzistojnë zgarat e pritjes së mbeturinave, të cilat janë të mbushura me mbeturina të grumbulluara në vite nga prurjet e kanalit, si dhe janë të gërryera nga korozioni e duhet të zëvendësohen me të reja.  Në hidrovor, nuk ka rrethim të teritorit të tij, të kabines dhe të vaskes së daljes, që përbën rezik për kalimtaret e rastit apo edhe për vetë personelin e hidrovorit.

Po kështu, do të montohen pompa të reja; do të ndërtohet një platformë për montimin e portave në dhomat e hyrjes së pompave në hidrovor, ndërtimin e zgarave metalike të pritjes së mbeturinave, si dhe vendosjen e parmakëve mbrojtës, thuhet në dokument.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat