Digjitalizimi i shërbimeve bashkiake - Kryeqyteti, sisteme funksionale për taksat dhe lejet. Bashkitë e tjera mbeten më mbrapa
Procesi i digjitalizimit të shërbimeve publike vendore për biznesin në Shqipëri po zhvillohet me hapa të qëndrueshëm. Që prej vitit 2022, shumë shërbime qendrore janë bërë të aksesueshme online përmes platformës e-Albania, duke lehtësuar ndërveprimin me administratën. Sipas një analize të kryer nga Këshilli i Investimeve, situata është pak më ndryshe në nivel vendor, me disa bashki që kanë nisur zbatimin e sistemeve digjitale, ndërsa të tjera mbeten ende në faza fillestare.
Bashkia Tiranë ka krijuar një sistem për menaxhimin e taksave dhe tarifave vendore, ku bizneset mund të shohin detyrimet dhe të kryejnë pagesat online. Platforma e-Leje, e cila përdoret për aplikimin e lejeve të ndërtimit, ka unifikuar procedurat në të gjitha bashkitë, duke thjeshtuar procesin për zhvilluesit dhe projektuesit.
Nga konsultimet me biznese dhe përfaqësues vendorë, janë identifikuar disa shqetësime të vazhdueshme. Taksat shpesh konsiderohen të larta dhe jo të përshtatura me kapacitetin e bizneseve të vogla. Ka pasur raste të bllokimit të llogarive bankare pa paralajmërim, mungesë informacioni në vendimmarrje dhe vështirësi në përdorimin e platformave digjitale. Anketa me 163 biznese tregoi se shumë prej tyre ndihen të ngarkuara me procedura dhe nuk janë të kënaqura me cilësinë e shërbimeve.
Megjithatë, ka edhe zhvillime pozitive. Bashkia Elbasan ka investuar në sistemin e raportimit financiar, ndërsa Korça dhe Durrësi kanë nisur njoftimin elektronik për gjobat. Strategjia për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore parashikon hapa të mëtejshëm për digjitalizimin, përfshirë integrimin e shërbimeve në e-Albania, menaxhimin elektronik të dokumenteve dhe publikimin online të akteve vendore.
Me koordinim mes institucioneve dhe përfshirje të sektorit privat, digjitalizimi mund të sjellë përfitime të prekshme për biznesin dhe komunitetin.

“Caktoni çmim për vetëprodhuesit e energjisë” - Kuvendi i kërkon ERE-s të marrë masat, pas miratimit të metodologjisë nga qeveria
Kuvendi i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të ndërmarrë hapat për caktimin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga vetëprodhuesit e......

Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët/ Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas......

“Votat do numërohen me inteligjencë artificiale” - Celibashi: E testojmë në 9 nëntor, por nuk do zëvendësojë procedurën manuale
Numërimi, vlerësimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultateve, në zgjedhjet e pjesshme për kryetarë bashkie të 9 nëntorit do të bëhet përmes......

Tokat pa tapi, në shitje me 1 euro! - Hapet drita jeshile për “Paketën e Maleve”. Kush përfiton?
Tashmë të gjithë ata individë që kanë në përdorim një tokë prej më shumë se 10 vitesh do të kenë mundësinë të investojnë në të përmes “Paketës së Maleve”, të......

Parandalimi i përmbytjeve në banesa e biznese - Investohen 154.7 milionë lekë për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës. Fondi limit i vënë në dispozicion është 154 milion e 687 mijë......

Investimet e gjelbra “marrin hov” në Malin e Zi - Deri në 500 milionë dollarë për energjinë e rinovueshme
Alcazar Energy ka njoftuar synimin për të rritur investimet e saj në Malin e Zi nga 200 milionë dollarë në 500 milionë dollarë. Kjo kompani është një nga......

Si do të transformohet Pallati i Sportit “Asllan Rusi”? - Rreth 14 mijë metër katror dhe 6000 vende. Fusha stërvitore dhe hapësira rekreative
“Vendi i parë është MVRDV”, projekti i studios arkitekturore holandeze është shpallur fitues i Konkursit Ndërkombëtar për Rilindjen e Pallatit të Sportit......

Forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025 - Balluku: Sipërmarrësit që sjellin brande me 4-5 yje do të përfitojnë lehtësira
Ka nisur në Tiranë forumi i investimeve Shqipëri-Turqi 2025. Në nisje të këtij eventi, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,......