ERE, detyrime për prodhuesit e energjisë/ Raportoni sigurimin e aseteve dhe punonjësve brenda 31 janarit

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një vendim të ri që forcon detyrimet e subjekteve të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike, duke vendosur një afat të unifikuar për raportimin e informacionit mbi sigurimin e aseteve dhe të jetës dhe shëndetit të punonjësve.
Vendimi përcakton se të gjithë prodhuesit e licencuar të energjisë elektrike do të duhet të raportojnë pranë ERE-s, deri më 31 janar të çdo viti, informacionin që lidhet me përmbushjen e detyrimeve për sigurimin, sipas kushteve të licencës dhe kontratave për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centraleve gjeneruese.
Sipas arsyetimit të vendimit, detyrimi për sigurimin e aseteve dhe të punonjësve është i parashikuar si në ligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”, ashtu edhe në licencën tip për prodhimin e energjisë elektrike, e cila kërkon që sigurimi të realizohet jo më vonë se 30 ditë nga lëshimi i licencës. Ky detyrim është reflektuar gjithashtu edhe në kontratat e lidhura ndërmjet subjekteve prodhuese dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e autoritetit kontraktor.
ERE vlerëson se, deri më tani, praktika e raportimit ka qenë e paunifikuar, çka ka krijuar vështirësi në monitorimin e zbatimit të kushteve të licencës. Vendosja e një afati të vetëm vjetor synon disiplinimin e raportimit, rritjen e transparencës dhe forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes ndaj subjekteve të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike.
Central bërthamor në Turqi, Rusia jep edhe 9 miliardë dollarë/ Ankaraja pret që termocentrali të jetë funksional në vitin 2026.
Ministri i energjisë i Turqisë tha se Rusia kishte siguruar financim të ri me vlerë 9 miliardë dollarë për termocentralin bërthamor Akkuyu që po ndërtohet......
Cilët sektorë preken më shumë nga rritja e pagës minimale? Hasalla: Fitim për punonjësit apo barrë për sektorët prodhues
Rritja e pagës minimale pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm te të ardhurat e punonjësve, por edhe te kostot e bizneseve, veçanërisht në disa......
636 miliardë euro gjenerohen nga konsumi 11 mujori/ Buxheti arkëton 89 milionë euro më shumë nga TVSH
Viti 2025 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar......
3.6 mln euro për kufirin Shqipëri-Kosovë/ Ratifikim për fondin 2025 të BE-së, mjedisi dhe turizmi në fokus
Këshilli i Ministrave ka çuar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen ndryshuese nr.1 të financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe......
Si e shohin shqiptarët situatën ekonomike? RCC: Shqipëria me perceptim më pak negativ se Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor mbetet dukshëm negativ. Të dhënat më të fundit të Balkan Barometer 2025 tregojnë se......
Pagesat në euro me AIPS ngadalësojnë ritmin - BSH: 357 mijë transaksione në 11 muaj, por nëntori sinjalizon frenim të aktivitetit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë njohur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2025, duke e konsoliduar këtë mekanizëm si......
Fond Kombëtar për rehabilitimin e zonave minerare - Draft-Strategjia 2026-2024 kërkon ngritjen e hallkës që aktualisht mungon
Draft-Strategjia e Sektorit Minerar 2026–2040 evidenton një nga boshllëqet në administrimin e aktivitetit minerar në Shqipëri, që është mungesa e një Fondi......
Festat e fundvitit me kursime - Qytetarët: Do të shpenzojmë më pak se vitet e kaluara
Teksa afrohet ndërrimi i viteve, qytetarët përballen me çmime që nuk njohin ulje. Frutat dhe perimet, të domosdoshme për tryezën e Vitit të Ri, po blihen......





